Facebook zvogëlon lumturinë, na bën më pak të shëndetshëm

A man is silhouetted against a video screen with an Facebook logo as he poses with an Dell laptop in this photo illustration taken in the central Bosnian town of Zenica, August 14, 2013. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: BUSINESS TELECOMS) - RTX12L6Y

Sa më shumë përdoret Facebook, më pak të lumtur jemi dhe më pak të shëndetshëm. Kjo nuk është hera e parë që rrjetet sociale përfundojnë në shënjestrën e studimeve shkencore, sipas tezës sw re nga një studim i Unversitetit të Yale në Kaliforni, i publikuar nga Wall Street Journal. Studimi u zhvillua për dy vjet rresht, me testimin e mbi 5 mijë personave, të cilët fillimisht konkuzionet i pasqyruan tek American Journal of Epidemiology.

Sipas psikologëve tërheqja dhe reagimi fytyrë më fytyrë përmirësojnë shëndetin, mirëqënien dhe rrisin psikologjinë e përdoruesit. Kemi ekzaminuar ndërveprimin mes aktiviteteve në Facebook, gjendjen e shëndetit fizik, mendor dhe në përgjithësi kënaqësinë nga jeta, thonë kërkuesit. Rezultatet kanë demonstruar se në përgjithësi, përdorimi i platformës nuk i përgjigjet mirëqenies së individit. Në vëzhgim janë marrë edhe statuset, ku u monitoruan 5200 të rritur, dhe në bazë të frekuencës së përdorimit të rrjetit social, u pa se sa më shumë online dhe intensivë të ishin përdoruesit në komente, aq më të përkeqësuar nga ana fizike dhe mendore ndiheshin. Në muajt e fundit në studim u përfshinë dhe adoleshentët nga të cilët u konstatua se përdorimi i Facebook u krijonte gjendje ankthi, dhe pasiguri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Njihuni me trendin e Vjeshtë-Dimër 17-18

Tashmë, look-u nude nuk skandalizon më askënd. Edhe në këtë sezon stilistët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.