“Fajin e ka Saliu”, Rama “lan duart”: Për Rrugën e Kombit, biznesin e vogël, ekonominë…

Për të gjitha debatet e sotme, që lidhen me skemën e ndihmës ekonomike, vendosjen e taksës për kalimin në rrugën e Kombit apo edhe futjen e biznesit të vogel në skemën e TVSH, mazhoranca e ka gjetur burimin e “fajit”.

Thuajse në cdo dalje publike, ministrat e Ramës përplasin para gazetarëve dhe TV-ve live dokumente të miratuara që në kohën e Sali Berishës. Sipas tyre, qeveria aktuale nuk po bën asgjë më shumë e asgjë më pak sesa po vijon punën e filluar nga Sali Berisha.

Për qeverinë “Rama”, fajin e ka Saliu pasi ky i fundit inicoi tarifën e rrugës së Kombit, dhe është po “Saliu” që firmosi taksën vjetore të automjeteve, taksën për gazoilin dhe benzinën me një efekt prej 9 miliardë lekësh.

Nuk mbaron me kaq. Ministrat e Ramës fajësojnë Berishën edhe për skemën e re të ndihmës ekonlomike. Skema e shumë kontestuar sot nga PD-ja i referohet një studimi të filluar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare po në kohën e Berishës.

Nuk përjashtohet nga ndonjë thumbim edhe Lulzim Basha. Sërish ministrat e Ramës përplasin para ekraneve faktin se paratë e taksës së qarkullimit nuk mjaftojnë as për të paguar borxhet që qeveria e PD ka marrë për rrugët. Sipas ministrit Ahmetaj, 40% e taksës kalojnë për borxhin e “Lulit” lënë nga rruga e Kombit.

Së fundmi, edhe për vendosjen e skemës së TVSH biznesit të vogël fajin e ka “Saliu”. Në konferencën e sotme për shtyp, ministri Arben Ahmetaj ka publikuar një draft vendim të qeverisë së kryeministrit Berisha, i cili parashikonte uljen e pragut në 2 milionë xhiro për biznesin e vogël që ai të deklaronte TVSH-në.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Memoria është në themel të identitetit tonë

Nga Gentiana Mara Sula Besoj fort se Shqipëria do të bëjë politika...
Read More