Falsifikoi tokën 1.7 mln euro në Jalë, arrest me burg për 56 vjeçarin

0-2

Në kuadër të operacionit të koduar “JALA”, policia ka sekuestruar një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë dhe prangosi shtetasin e kërkuar Murat Hysenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë.

“Në kuadër të procedimit penal Nr.1802/2016, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. (Neni 186/2 dhe 287/a,c të Kodit Penal)”- njofton policia.

Mbi bazën e këtij operacioni, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milionë euro. Gjithashtu, për veprat penale të mësipërme, shtetasit Murat Hysenaj i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti do vijojë të na surprizojë me vranësira ku në fundjavë pritet...
Read More