Falsifikuan dokumenta me qëllim përfitimin e kredive, por…

kredi

Më datë 22.06.2017, Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Kredia”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:

Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, banues në Tiranë

Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, banues në Tiranë

Riselda Hoxha, 32 vjeçe, banuese në Tiranë

Albert Shirka, 54 vjeç, banues në Tiranë

Ertgrent Boshti, 26 vjeç, banues në Tiranë

Luan Dana, 56 vjeç, banues në Tiranë

Sonila Berberi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi. Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë”

8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara

6 celular të markave të ndryshme.

Një automjet tip “Fiat”

Shkruar Nga
More from Revista User

Donald Trump: “Ato ishin biseda private, që ndodhën shumë vite më parë.”

Kandidati republikan për president Donald Trump kërkoi ndjesë të premten pas bërjes...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *