Familja mbretërore britanike kërkon 1,5 milion euro dëmshpërblim

kate-william

Princi William dhe Kate Middleton kërkojnë 1,5 milion euro dëmshpërblim për shkak të incizimit dhe shitjes së fotografisë, të cilën e ka publikuar revista franceze “Closer”, ku në të cilën Kate shihet toples në pushimet në Francë, në vitin 2012.

Kate dhe William ishin fotografuar nga distanca në pushim derisa ishin në kështjellën në pronësi të Viscount David Linley, djalit të princeshës së ndjerë Margaret, motra e mbretëreshës britanike Elizabeta. Fotografitë ishin publikuar një vit pas dasmës së Kate dhe William, ndërsa gjykimi ka nisur të martën në Francë dhe aty po gjykohen gjashtë persona të lidhur me revistën franceze “Closer” dhe gazetën rajonale “La Provence”.

Rasti do të vazhdojë, ndërsa vendimi pritet më vonë gjatë këtij viti. Gjykata më herët kishte vlerësuar se incizimet janë krijuar në çaste intime dhe se pamja e çiftit nuk ka lidhje me ballinën e revistës. Pas kësaj, çifti mbretëror ngriti akuzë kundër fotografit për shkak të shkeljes së të drejtave të privatësisë, ndërsa drejtësia franceze ka hapur hetime preliminare.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dekoroni bluzat me këto truqe të thjeshta

Të gjithë kemi ndonjë bluzë njëngjyrëshe në shtëpi që thjesht nuk e...
Read More