Fansi bën tatuazh fytyrën e Rita Orës, reagon këngëtarja shqiptare në Instagram

Rita Ora mund të konsiderohet fare mirë ndër më të suksesshmet e momentit.

Fituese e disa çmimeve dhe ndër më të kërkuarat e momentit, jo vetëm si këngëtare, por duket se do të shkëlqejë edhe si aktore.

Ajo ra mjaft në sy me rolin e saj në filmin “50 hijet e Grej”

Ajo është edhe kaq e adhuruar nga fansat e saj.

Një fans i çmendur pas këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora, ka bërë tatuazh portretin e artistes në këmbën e tij.

Rita Ora është magjepsur nga ky gjest dhe ka shpërndarë në ‘Instagram’ foton ku duket tatuazhi i madh me ngjyra dhe me çdo detaj të fytyrës së këngëtares.

“Uau, kjo është çmendurisht e mrekullueshme”, ka shkruar Rita bashkangjitur fotos.

Këngëtarja shqiptare i adhuron tatuazhet dhe ka shumë të tillë në trupin e saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jeta e vështirë në çadra e shqiptarëve në Francë, familja Çupi tregon vuajtjet

  Prej shume ditësh katër tenda me familje shqiptare janë vendosur në...
Read More