Fati i Ballist Morinës, Bushati: Po bëjmë gjithçka për të penguar ekstradimin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se shteti shqiptar ka bërë gjithçka për të penguar ekstradimin e Ballist Morinës për në Serbi.

Ndërsa në lidhje me kërkesën e tij për azil politik në Kroaci, ai u shpreh se edhe në këtë rast mund të përdoret precedent i Italisë ku u kërkua ekstradimi i tij nga Serbia çka u refuzua nga shteti italian.

Kryediplomati shqiptar komenton edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë ku në mes është edhe çështja e Ballist Morinës, ministri Bushati i cilëson si një tryeze shahu ku secila palë bën lojën e vet.

Ballist Morina u arrestua nga autoritetet kroate për shkak se nga ana e shteti serb ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar, dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Për Metën president

Nga Ndriçim Kulla Ilir Meta hyri në Presidencën e Republikës pasi i...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *