Fati i trishtë i gjashtë Princeshave të Shqipërisë

princeshat

Princeshat e Shqipërisë, motrat e Mbretit Zogu I, kanë bërë përpjekje maksimale në luftën për emancipimin e shoqërisë shqiptare të asaj kohe dhe ishin feministet më të angazhuara të kohës.

Ato ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.

Secila nga gjashtë Princeshat ishte e veshur me talentin dhe kulturën e dijes së saj duke marrë nën patronazh të vetin edhe nga një copë organizimi shoqëror e deri tek arti ushtarak.

-Princesha NAFIJA – u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova.Ata lindën një djalë me emrin Esat, ose siç njihej si Princ Tati.Ceno beu u vra më 1927-të në Pragë ku shërbente si Ambasador.Pas vdekjes së tij,Pricesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbretërorë pranë Mbretit Zog,edhe gjatë mërgimit pa u ndarë nga familja,Princesha ndëroi jetë në Kajro.

-Princesha SENIJA- u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë me të birin e Sulltan Abdylhamid II-të. Martesa pas një kohe nuk rrezulltoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan duke mos patur fëmijë.Princesha më pas qëndroi tërë jetën e saj pranë të vëllait(Ahmet Zogut) dhe motrave të veta,përderisa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë të Francës ku dhe ndëroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra Myzejemja.

-Pricesha ADILJA- u martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3djem dhe dy vajza.Ajo iu përkushtua familjes ku të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës së saj i jetoi në Paris pranë të birit të vet i cili ishte ende i pamartuar Salihu.

-Pricesha MYZEJEME – nuk u martua kurrë,ajo gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit duke kaluar tërë jetën pranë familjes Mbretërore.Vitet e fundit të jetës së saj edhe ajo i kaloi në qytetin Kanë të Francës së bashku me motrat e saja Sanijen dhe Maxhiden.

-Pricesha RUHIJA su marrtua kurrë. Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë..Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndëroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit.Mbreti Farruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije,organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.

-Princesha MAXHIDJA- e lidhte po i njejti fat me të motrat e saja.Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe ishte e apasionuar pas artit kombëtar.Ajo gjithashtu jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas kaloi tek motrat e saja në Kanë të Francës ku dhe mbylli jetën.

Fatet njerzore janë përcjellëse të jetës ato mund tët ngazëllojnë dhe mund tët trishtojnë.Vetëm fati s’është në duart e qenies njerzore por ajo paracaktohet nga vetë ZOTI i Madhërishëm.

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Dosja Habilaj’, Elona Gjebrea: Nuk jam thirrur në Prokurori

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea tha se nuk është thirrur në Prokurori për...
Read More