Fati i trishtë i Karius: Karriera iu rrënua, policia nis hetimet pasi…

Ajo ishte më shumë se një natë për t’u harruar.

Portieri i Liverpool-it, Loris Karius bëri dy gafa tronditëse në finalen e Champions League ndaj Realit.

Gjermani përfundoi ndeshjen në lot, teksa nuk u ngushëllua nga lojtarët e ekipit të tij.

Por ndërsa të shumtë janë ata që e kanë ngushëlluar, ka pasur edhe shumë mesazhe kërcënuese ndaj portierit.

Policia ka nisur hetime, pasi portieri ka marrë kërcënime me vdekje dhe fyerje naziste.

Portieri, që merr 25 mijë sterlina në javë, mund të jetë në fund të karrierës së tij, shkruan Bild.

Mediat janë mbushur me spekulime se përse ai bëri një paraqitje kaq të dobët.

Disa thonë se ishte një goditje nga Sergio Ramos i Realit, që e trullosi.

Të tjerë thonë se ishte faji i Jurgen Klopp që i besoi finalen, kur dihej forma e tij e dobët prej kohësh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rihapen hetimet për CEZ, Balla: U shkaktuan 414 mln euro dëme!

4 ditë pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla...
Read More