Fatime Gashi, vajza shqiptare që u shpall më e bukura e Manchester

Vajza me origjinë kosovare Fatime Gashi është përzgjedhur mbrëmjen e së shtunës më e bukura e qytetit të Machesterit në Angli.

Emigrantja shqiptare ka arritur që të kurorëzohet me titullin e “Miss Manchesterit”.
Mediat e huaja rrëfimin e saj e kanë quajtur frymëzues, teksa bukuroshja ishte shprehur:

“Mançesterti më ka dhënë kaq shumë dhe ndihem sikur kjo është mënyra ime e kthimit në qytetin tim në shtëpi. Kjo ende më duket si një ëndërr “.

Fatimja ishte vetëm 2 vjeç kur familja e saj u largua nga Kosova për në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar luftës.

Ata kanë ndërtuar një jetë të re këtu dhe janë krenarë ta quajnë shtëpinë e tyre Salford, shkruan manchestereveningneës.co.uk

Bukuroshja është studente e fakultetit të mjekësisë në Salford dhe fitoi zemrat e gjyqtarëve në finalen e madhe.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Euro e nis ditën me luhatje të mëdha, ja si po këmbehet sot në treg

  Monedha e përbashkët e ka nisur ditën e sotme duke shënuar...
Read More