Federata Vatra, muzika dhe diaspora shqiptare në Amerikë

Me sy të mprehtë, me fizionomi tërheqëse, gati të presin një shaka dhe të shprehen me një ironi “të hollë”, mendje hapur, njohës të disa gjuhëve,  At Fan Noli dhe At Gjergj Fishta, nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri, të kujtojnë  modelin e kishtarëve të Përlindjes (Rilindjes) italiane. Është e vërtetë që, edhe pse nuk ngjajnë si portrete nga fiziku, nga lartësia e shtatit, aq të ngjashëm vijnë me inteligjencën e tyre natyrore dhe të kultivuar. 

Nga Prof.dr. Eleni Karamitri

At Gjergj Fishta pati lidhje elitare me pjesën e zgjedhur politike e shoqërore të intelektualëve mërgimtarë në Amerike. Intensiteti dhe koha  e këtij bashkëpunimi do të kishte qenë më jetëgjatë në se rrethanat në vijim do të kishin qenë më të favorshme.

Në vitet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikës. Në gusht të vitit 1919, ishte Sekretar i përgjithshëm i Delegacionit Shqiptar dhe mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, së bashku me shumë delegacione nga vende të ndryshme të botës.  Delegacioni shqiptar ishte me të drejta të plota në atë mbledhje historike. Kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumçi, kërkoi prej Gjergj Fishtës që në këtë cilësi, të merrte pjesë në një komision të posaçëm që do të dërgohej në SHBA për t’u kujdesur për interesat e Shqipërisë. Me këtë rast, Fishta vizitoi Bostonin, Neë Yorkun dhe Washingtonin, duke jetuar pranë komunitetit shqiptar të Amerikës.

Eshtë koha (1919) kur Nolit i pengohej viza për të shkuar në Paris, ku do të përfaqësonte Vatrën për mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar në Konferencën e Paqes. Më 10 shtator, botohet në gazetën Dielli intervista e Fan Nolit dhënë gazetës amerikane Dejli Telegraf, në të cilën Noli denonconte Traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë. Në nëntor 1920, rrethet demokratike përshëndesin lajmin mbi ardhjen e Nolit në Shqipëri. Qeveria shqiptare e emëron kryetar të delegacionit në punimet e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ku zhvillon një veprimtari të dëndur për sigurimin e pavarësisë e të tërësisë tokësore të atdheut. Noli e ka cilësuar këtë akt si suksesin më të madh të arritur prej tij në karrierën demokratike.1)

Më 6 qershor 1921, në zgjedhjet e para demokratike, Shkodrën e përfaqësojnë në Parlamentin e parë shqiptarë si deputetë dom Ndre Mjedja, At’Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e Hilë Mosi. Në gusht të atij viti, Fishta zgjidhet nënkryetar i Parlamentit.  Më 25 shkurt, udhëtoi nga Liverpool-i për Ëashington, e pas dymbëdhjetë ditëve udhëtimi me vapor nga Anglia, më në fund  mbërriti në Amerikë. Vizitën e përshkruan mjaft bukur në një letër dërguar Pader Justin Rrotës, që daton 11 mars 1922. Pa humbur shumë kohë, kishte filluar të bënte lobing rreth çështjes së Shqipërisë. Pas takimit që pati me françeskanin me shumë ndikim në qarqet diplomatike të Ëashington-it, At Godfried Shilling, Fishta takoi dhe senatorin katolik, z. Henry Cabot Lodge, të  Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve. Në letrën e sipërcituar, Fishta shënon se…. âsht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kërkue zyrtarisht këtë njohje…Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Ai influencoi tek senatorët katolikë të Ëashingtonit dhe ia arriti qëllimit. Lobimi i Fishtës gjeti rrugë për të shpejtuar atë çka të tjerë shqiptarë patriotë po mundoheshin të kryenin: Njohjen e Shqipërisë prej SHBA-së . Ja si i shkruan Fishta Pal Dodës: Këtu në Ëashington kam kontaktuar me një senator katolik, siç të kam shkruar (29.4.1922) dhe i jam lutur të interesohej pranë Qeverisë së tij për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur… Ai ka folur me senatorin Lodge dhe sot më tha se njohja e Shqipërisë është e mundshme, prandaj Qeveria e Tiranës ta paraqesë kërkesën e saj me shkrim në Nënsekretariatin e Shteteve të Bashkuara.(Ëashington, 8 maj 1922). Takimet në Ëashington, Fishta i bëri si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe jo në rolin e një deputeti të Shqipërisë, edhe pse ishte mandatuar nga populli në dy legjislacione.

Ndërkohë, në periudhën 1921- 1924, Nolit iu desh të shkonte herë pas here në Gjenevë, si Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë. Në vitin 1921 qeveria shqiptare ftoi Federatën Panshqiptare Vatra të dërgonte një përfaqësues në Parlamentin Shqiptar.  Me gëzim të madh marrim vesh se episkopi shqiptar Theofan Noli, themeluesi i Kishës Autoqefale të ortodoksëve të Shqipërisë mbërrini në kryeqytet. Hirësia e tij, pas një kohe të gjatë luftimesh e përpjekjesh që bani në Amerikë e në Evropë për me i dalë zot interesave të Atdheut, vjen sot në parlament si përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Po në vitet 1920-1924, Gjergj Fishta, mori pjesë aktive në politikë. Në votimet për Kuvendin Kushtetues në dhjetor të vitit 1923, së bashku me Fan Nolin përfaqësojnë Opozitën, por kjo qeveri nuk pati jetë të gjatë, për shkak se Ahmet Zogu përmes Partisë Popullore erdhi në pushtet më 24 dhjetor 1924. Kujtojmë se kur qeveria e Nolit ra, Fishta, i këshilluar nga disa miq të vet, sikurse thuhet, u largua nga Shqipëria dhe qëndroi në Itali pranë Urdhnit Françeskan (1925-26). Nuk u kthye në Shqipëri, derisa të tjerë dashamirës të fuqishëm e siguruan se nuk rrezikohej seriozisht nga Zogu.

Sikurse Noli, sigurisht jo për aq kohë, edhe Fishta ishte emigranti politik me veladon.                                                                                                                                                Qeveria shqiptare, në vitet 1930-1933, për të mbrojtur interesat e vendit, mori pjesë në disa konferenca ballkanike nën kujdesin e Francës, ku ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të Lidhjes së Kombeve. Në këto takime ndërkombëtare, flitej për krijimin e zonës së paqes në Ballkan si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në këto vende. Nisur nga  funksioni që mbante, Fishta u dërgua si përfaqësues i Shqipërisë në konferencat Ndërballkanike: Në Athinë, (1930), në Stamboll, (1931), ku ai është anëtar i delegacionit së bashku me Mehmet Konicën dhe në Bukuresht (1932). Mbas këtyre konferencave maratonë, vlerësimi më i mire për poetin, ishte ftesa dhe pranimi i tij më 1930 si anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve, organizatë kjo e themeluar në Neë York. Ky bashkim ndërkombëtar i poetëve, ku merrnin pjesë rreth 60 kombe të ndryshme, ishte mënyra më e gjetur për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit në mes diplomacive të shumta botërore.                                                                                                                       Në vitin 1932 Fishta bëri një udhëtim të gjatë prej disa javësh në SHBA, ku mori takime me mërgatën shqiptare që ishte vendosur aty dhe me shumë prej personaliteteve të saj.                                                                                                                                                                                                                                                                                               Në muajt tetor-nëntor 1931, gazeta Dielli, pas së cilës fshihej Faik Konica, emisari i Zogut në SHBA, shpërtheu një fushatë denigruese kundër Fan Nolit me qëllim që ta thyente dhe ta bënte të heshtte. Sa kishte ndikuar kjo klimë e parapërgatitur nga Faik Konica në këtë marrëdhënie dhe në situatën e vështirë në të cilën u gjend Noli fizikisht dhe politikisht ?                                                                                                                                         Në shkurt të vitit 1932, një gazetë katolike amerikane, i kërkon qeverisë dëbimin e Nolit nga SHBA, sepse ai shkelte hospitalitetin dhe mikpritjen amerikane…

Për të shmangur keqkuptimet, le t’i referohemi të dhënave historike.  Shkrimtari i mirënjohur katolik Ernest Koliqi, në ligjeratën e tij Fan Noli, përlavdues i burrnis’shqiptare, jep një gjykim sintetik mbi rolin që Noli luajti në botën shqiptare, duke e paraqitur atë si një figurë poliedrike dhe si një nga personalitetet më të spikatura që dha nga gjiri i vet kombi shqiptar. Për Koliqin: ” ..gabimet ose në dasht të thuesh fajet qi Fan Noli ka mujt me ba, nuk ia zbresin vlerën tri veprave të pashoqe qi ai kreu, pasojat e mira të të cilave edhe sot ndihen në rrjedhë të historisë shqiptare e janë: Themelimi më 1909 i fletores Dielli, praeludium i themelimit të Shoqatës Panshqiptare Vatra në Boston, më 1912 në bashkëpunim me Faik Konicën, – pranimi shpëtues i shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve më 17 dhetuer 1920 e krijimi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe po të pranojmë për hypothezë se Fan Noli pat njolla, këto tri vepra të shkëlqyeshme krejt ia shlyejnë.”                                                                                                                                                             Për lidhjet mes Fishtës dhe Nolit, së paku gjatë jetës parlamentare, vijnë pak të dhëna të publikuara. Gjatë vitit 1921, Noli nuk ka mbajtur shumë fjalime në parlament (ose sikurse quhej atëherë: Këshilli Kombëtar). Ai mungonte për arsye të lëvizjeve jashtë e brenda vendit dhe zakonisht e merrte fjalën vetëm në çështje të rëndësishme, por nuk duhet harruar se jeta e Nolit në Shqipëri është e lidhur ngushtë me aktivitetin e tij si deputet në parlamentin e parë shqiptar. Pa këtë veprimtari, nuk mund të kuptohet periudha katërvjeçare e qëndrimit të tij në Shqipëri. Lufta e Nolit në parlamentin shqiptar të viteve 1921-1924 është një nga faqet më të lavdishme të një jete, ku ai u tregua burrë shteti i guximshëm e ku fjalimet janë dëshmi e logjikës dhe oratorisë së tij të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Fishtën.

Me sy të mprehtë, me fizionomi tërheqëse, gati të presin një shaka dhe të shprehen me një ironi “të hollë”, mendjehapur, njohës të disa gjuhëve,  At Fan Noli dhe At Gjergj Fishta, nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri, të kujtojnë  modelin e kishtarëve të Përlindjes (Rilindjes) italiane. Është e vërtetë që, edhe pse nuk ngjajnë si portrete nga fiziku, nga lartësia e shtatit, aq të ngjashëm vijnë me inteligjencën e tyre natyrore dhe të kultivuar.                                                                              Historiku i lidhjes mes Fishtës dhe Nolit, mungon të jetë i shprehur dhe shkruar sikurse iu takon dy burrave të rrallë të racës shqiptare, këtyre dy elitarëve, atdhetarë të përkushtuar, kishtarë të devotshëm, artistë në shpirt e në vepra, poetë e oratorë, politikanë e diplomatë, portretet e të cilëve ngjajnë e afrojnë mjaft nga  formimi. Të vërtetat, dëshmitë e jetës, i tregojnë më shumë pranë njëri-tjetrit, si shpirtërisht edhe me vepra, se sa të ndarë.                                                                                                                     Ndër të tjera, Fishta dhe Noli janë të njohur për devocionin ndaj artit dhe lidhjeve me muzikën.                                                   ”Fan Noli, jo vetëm është i ditur në muzikë, po ka zotësin’ e rallë të stërvitë të tjerët n’atë mjeshtëri  të bukur, dhe t’i stërvitë në pak kohë. Ç’humbje për Shqipërinë që një njeriu të tillë si Fan Noli nuk i jep rastin të organizojë stërvitjen muzikale të popullit në shkolla të vendit! Ç’humbje që nuk i jepet rast t’organizojë një Universitet popullor në Shqipëri, ku njerëz të pjekur të venë nj’a dy orë ditën të stërviten!”, shkruan Faik Konica.                                                                                  Problemeve të kulturës e të letërsisë shqipe, këta kolosë të letrave shqipe, iu dhanë gjallëri duke synuar në pasurimin e tyre me ide estetike. Kur Fishta shkruante për muzikën: Asht liri, kulturë, fe, magji, e mistikë, 6) i shpreh këto mendime për të gjitha kulturat e njerëzimit, duke e perceptuar muzikën si pjesë thelbësore të shpirtit njerëzor, jo thjesht në planin e ndjeshmërisë estetike. Fillimet e mendimit estetik të Fishtës gjejnë shprehje në Parathanien e shkruar për përmbledhjen Visari komtar: Kangë popullore gegënishte të V. Prendushit, Sarajevë 1911. Me këtë shkrim nis periudha e parë në mendimin teorik-estetik të tij, që lidhet me themelimin e revistës së parë kulturore në Shqipëri, Hylli i Dritës, 1913. “A janë të zott shqyptarët me u majtë shtet n’vedi” nr 2 i revistës. Më vonë, (periudha e dytë, afërsisht vitet ’20), Fishta jep modele më të përparuara në gjykimin e vlerave estetike me shkrime polemike, si shkrimi Federata “Vatra” dhe muzika, 1923 dhe skica e papërfunduar  Përmbi pesë rende t’arkitekturës mbarë, vitet ’20.                          Në rrugën e procesit të jetësimit të vendimeve të Konferencës së Paqes, kur Fishta vizitoi Amerikën me mision diplomatik në funksion të njohjes së Shtetit Shqiptar nga Administrata Amerikane, u njoh me aktivistë e atdhetarë shqiptarë të diasporës, ku fitoi edhe admirimin e tyre. Faik Konica i shkruante nga Bostoni, në përgjigje të letrës që Fishta i kishte dërguar (mars 1922): Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë nër Shqipëtarët e këtushëm nji kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimiet e shkuara.

Sikurse dihet, Fishta udhëtonte në SHBA me qëllim që të  kontribuonte, siç kishte vepruar gjithmonë, për çështjen kombëtare e njëkohësisht të mund të siguronte ndihma, sikurse ishte rasti për ngritjen e liceut françeskan të Shkodrës, ndër më të parat shkolla të mesme të këtij lloji në vendin tonë. Në rrugëtimet për Amerikë, në takimet me antarët e Vatrës, mes Fishtës dhe Organizatës Panshqiptare Vatra u krijua një komunikim i natyrshëm shqiptarësh. Vatra i dërgon dhuratë Orkestrës së Gjimnazit Illyrikum, (shkollë publike me nxënës të të tre besimeve: katolikë, myslimanë dhe ortodoksë ), themeluar dhe drejtuar nga vetë Fishta, një saksofon të markes Besson. Ky fakt do kuptuar si dëshmi e interesimit për bashkëpunim me emigrantët shqiptarë, në vijimësi të frymës së krijuar nga vizita e Fishtës në SHBA. Fishta falenderon Vatrën me artikullin Federata Vatra dhe muzika, (Hylli i Dritës, nr.3,1923). Shkrimi është vlerësim i rolit të Diasporës nëpërmjet interpretimit të vlerave të artit. Vihet në dukje interesimi i Vatrës përmes dërgesave që synojnë të ngrenë në shkallë më të lartë emancipimi shoqërinë shqiptare dhe kulturën e saj. Fishta shpreh mirënjohje për Diasporën që jep ndihmë në dobi të zhvillimit të kulturës shqiptare në një fushë si muzika, si arti më demokratik, që lidh popujt dhe individët e shtresave të ndryshme, pavarësisht përkatësive klasore apo rajonale. Ai gjen me vend të interpretojë mendimet e tij në dy rrafshe, në atë të parimeve artistiko-estetike dhe atë të historisë dhe filozofisë së qytetërimeve.                                                                                                                          Shkrimi vjen si qasje që do të thotë shumë për të kuptuar rolin e diasporës në ndihmë të kulturës sonë kombëtare, si bashkëpunim e mirëkuptim atdhetar e intelektual mes shqiptarësh brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë, të pasionuar e të përgjegjshëm për vlerat e qytetërimit të kombit.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              “Ndër kto dit i ka mrrijt drejtimit të Gymnazit Franciskan të Shkodrës , quejtun Illyricum, nji vegël muzikore, dërgue orkestrës s’atij Gymnazi prej Federatet Shqyptare-Amerikane Vatra. Vegla asht nji “saxophone” i bukur i nji zanit fort t’ambël, punue në fabrikë veglash muzikore Besson në Paris. M’vegël shifen të ravizueme kto fjalë: “Vatra-Gymnazit Illyricum”. Nuk asht e para herë qi Federata atdhetare Vatra interesohet për zhdrivillimin e artit muzikuer në Shqypni; vjetin 1920 pat dërgue në Korçë nji bandë muzikore të plotsueme, me vegla e me njerëz, prandaj organi i Françiskajvet të Shqypnis, Hylli i Dritës, tuj u falë nderës Vatrës edhe prej anë s’vet për dhantin e bukur, me të cillën ka dasht me bgatë orkestrën e Gymnazit të Françiskajvet në Shkodër, përgzohet, si prej zemret me të ndritshmen Kryesi t’asajë Federate për kët ide të bukur e plot njomsi, pse kshtu dishmon nji herë ma tepër interesen e madhe qi ka për përparimin e kombit, e se Shtetin shqyptar nuk e do vetëm të pamvarshëm politikisht por edhe të lirë e përnjimend të gjytetnuem. Dihet se Muzika, asht njani ndër faktorë ma t’parë të gjytetnimit të popujvet. E kshtu Vatra, tuj u interesue për zhdrivillimin e Muzikës në Shqypni, ja shtron komit rrugën ma të shkurtë, për me u kapë te gjytetnia. Jo, po; Muzika gjithmonë ka kenë mbajtë prej komeve të gjytetnueme për faktor përparimit e gjytetnimit…Edhe na, pra po lëvdojmë Federatën Vatra e Kryeparin e sajë, për kujdes të posaçëm qi diftojnë për zhdrivillimin e Muzikës në Shqypni, ku mjerisht, der sod ky Art i hyjnueshëm, për shum do arsye, ka kenë lane tepër mbas doret”.

Ideja e kësaj reference të zgjatur, lidhet me faktin e një dëshmie të qartë se ky shkrim falenderimi vjen nga dora e vetë Fishtës duke dëshmuar edhe një tjetër anë të personalitetit të tij kulturor, estetin, nismëtarin e këtij zhanri jo vetëm në Shqipëri por një estet të përmasave më shumë se europiane, që do çonte në një stad të ri shkrimet mbi estetikën. Falenderimi përmes artikullit Federata Vatra dhe muzika, (Hylli i Dritës), nuk është bërë vetëm për etikë komunikimi, ai buron nga një ndjenjë e vërtetë mirënjohjeje dhe lidhje shpirtërore me mërgatën shqiptare të përfaqësuar në Federatën Panshqiptare Vatra. Në vazhdim, idetë, filozofia, erudicioni i Fishtës janë sa befasuese aq edhe të pritshme për formimin e tij, për njohuritë mbi kulturën muzikore dhe pasionin prej artisti të vërtetë që i ndien thellë në shpirt efektet hyjnore të muzikës si në shpirtrat njerëzorë dhe në qytetërimin e kombeve.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Eskursion në Shqipërinë e vitit 1848

Me peisazhet dhe ditarin e piktorit britanik Edward Lear Nga Adi Darsi,...
Read More