Fejohet zyrtarisht Justin Bieber, shkruan deklaratën më të ëmbël të dashurisë

Justin Bieber është zyrtarisht i fejuar. 24-vjeçari ka publikuar disa orë më parë një postim të gjatë ku tregoi se i kishte propozuar dashurisë së jetës së tij.

Së fundmi edhe modelja Hailey Baldwin e konfirmoi fejesën në Twitter.

21-vjeçarja shkroi në mediat sociale që ishte shumë mirënjohëse ndaj Zotit dhe nuk kishte fjalë për të shprehur gjithë gëzimin.

Ndërkohë këngëtari i ka bërë një dedikim të gjatë dhe prekës ku tregon se është shumë i dashuruar me të.

Ai shkroi në Instagram:

Do të prisja një copë herë pa thënë asgjë, mirëpo fjala udhëton shpejt. Dëgjoje njëherë e mirë Hailey: Jam kaq i dashuruar me gjithçka rreth teje! Pra, angazhohem që të shpenzoj gjithë jetën time duke njohur secilën pjesez tënden duke të dashur me durim dhe përkushtim. Premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet, duke e lënë Jezusin nëpërmjet Frymës së Shenjtë të na udhëzojë në gjithçka që bëjmë dhe në çdo vendim që marrim.

Zemra ime është plotësisht e jotja dhe unë gjithmonë do të të vë ty të parën! Ti je dashuria e jetës sime Hailey Baldwin dhe unë nuk do ta kisha dashur ta kaloj jetën me dikë tjetër. Ti më bën shumë më të mirë dhe ne e njëri-tjetrin kaq mirë! Mezi po pres për pjesën më të bukur të jetës sonë! Është për të qeshur në fakt, sepse tani me ty duket sikur gjithçka ka kuptim!

Gjëja për të cilën jam më i ngazëllyer është se vëllai dhe motra e vogël do të shohin një martesë të shëndetshme të qëndrueshme dhe do kërkojnë edhe ata të njëjtën gjë. Ora e Zotit është me të vërtetë e përkryer, ne u fejuam në ditën e shtatë të muajit të shtatë, numri shtatë është numri i përsosjes shpirtërore, është e vërtetë, kërkojeni në Google! A nuk është çmenduri?

Meqë ra fjala as nuk e kisha planifikuar në këtë datë, gjithsesi, shpirti im ndihet mirë që do të sigurojmë të ardhmen tonë! Do të dukemi më të bukur në të shtatëdhjetat tonë zemër. Ai që gjen një grua të mirë është i përkëdhelur nga Zoti. Dhe ky është viti i përkëdheljes.”

Nga ana tjetër modelja e cila është edhe vajza e producentit dhe aktorit të njohur Stephen Baldwin shkroi:

Nuk jam e sigurt se çfarë kam bërë në jetë për të merituar një lumturi të tillë, por unë jam kaq mirënjohëse ndaj Zotit që më ka dhuruar një njeri të tillë të pabesueshëm për të ndarë jetën time! S’ka fjalë që të përshkruaj situatën time.”

Pas kësaj çifti aktualisht po gëzon lajmin për fejesën e tyre dhe Hailey është ajo që do të merret me dasmën dhe martesën.

Unaza që Hailey mban tashmë në dorë është flori i verdhë dhe rozë 12 karat rozë dhe ka kushtuar 2 milionë dollarë. Si rrallë herë, Bieber e ka shprehur hapur dashurinë për Hailey. Mediat rozë shkruajnë tashmë se shkak i fejesës së shpejtë është shtatzënia e papritur e modeles, që duket se e ka lidhur çiftin përgjithnjë.

 
4E0BC02000000578-5936417-image-a-27_15311943534390704-hailey-baldwin-stops-for-some-iced-drink-before-heading-to-the-beach-with-justin-bieber-beach-tower-beach-3ftykdkgettyimages-992371526-1531068879justin-bieber-hailey-baldwin-matching-1rehwrt4jrjtdujsei_20461491-e1531069011652tyktk
Shkruar Nga
More from Redaksia

Analistët: Perëndimi dhe vendet e Ballkanit të rrisin angazhimin ndaj ndikimit rus

  Perëndimi dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtojnë përpjekjet për...
Read More