Fëmijët e Alketa Vejsiut dalin për herë të parë në ekran

Alketa Vejsiu është ndër moderatoret më të komentuar në showbizin shqiptar, por më së shumti për anën profesionale, sepse jetën private prej vitesh Alketa ka ditur ta ruajë jashtë syrit të publikut.

Moderatorja ka dy fëmijë, por ka preferuar mos t’i bëjë publik duke postuar rrallë foto me ta e ku nuk ja tregon fytyrën.

Mirëpo sot për herë të parë Alketa ka vendosur t’i prezantojë fëmijët pasi ata kanë ardhur në Tv Klan për të ndjekur live “Në kurthin e Piter Pan”, shkruan Xing.al.

Alketa e nisi emisionin duke u shprehur se është hera e parë që ata vijnë ta ndjekin dhe u dërgoi një puthje.

Kamera i kapi për pak sekonda Nicole dhe Lionelin teksa ata përshëndetën mamin e tyre.

Alketa u shpreh se për shkak të punës në televizion nuk i kushton dot shumë kohë të vegjëlve e saj, por ajo i do shumë, ashtu siç do çdo fëmijë në Piter Pan.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Uragani “Harvey”, shkon në 30 numri i viktimave

Është ngjitur në 30 numri i të vdekurve nga përmbytjet që pasuan...
Read More