Fëmijët e gazetares Canaj: Do të mbetesh e paharrueshme

Fëmijët e gazetares Arlinda Canaj, e cila u nda nga jeta para dy netësh nëpërmjet një statusi në llogarinë e rrjetit social të Facebook, të gazetares së ndjerë, kanë falënderuar të gjithë personat që i kanë ngushëlluar.

“Mamaja ime zemërflori ishte e mira e botes,nuk njihte të këqija e ligësi në brendësinë e saj,dhe të keqes i kthehej me një urtësi që gjithmonë e karakterizonte! Fjalët e mira për të s’kanë fund,as dhimbja e madhe qe na la pas!”, shkruan vajza e gazetares.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe ngushëllimi i fëmijëve të së ndjerës për të gjithë miqtë e saj.

“Pavarësisht dhimbjes time, tonën si familje, dua t’ju ngushëlloj dhe unë vajza e sa plot krenari dhe t’ju them se  më vjen keq për të gjithë jy që humbët një  mike të rrallë e të shtrenjtë”.

Statusi i plotë i postuar nga fëmijët e gazetares Arlinda Canaj

Doja jashte mase tju falenderoja per te gjitha ngushellimet,mesazhet,mbeshtetjen,vleresimin dhe durimin qe keni treguar pas marrjes se ketij lajmi hidherues!

Paci vec te mira ne jete,dhe ju falenderoj jashte mase te gjitheve qe shkruat sadopak rreshta per figuren e Nenes time te ndjere,e pse jo me ne fizikisht do mbetet perhere ne mendjet e zemrat tona gjithmone ne njerzve te dashur,dhe atyre qe e njihnin sadopak. Mamaja ime zemerflori ishte e mira e botes,nuk njihte te keqija e ligesi ne brendesine e saj,dhe te keqes i kthehej me nje urtesi qe gjithmone e karakterizonte!

Fjalet e mira per te s’kane fund,as dhimbja e madhe qe na la pas! Pavarsisht dhimbjes time,tonen si familje,dua tju ngushelloj dhe une vajza e saj plot krenari dhe tju them se me vjen keq per te gjithe ju qe humbet nje mike te rralle e te shtrenjte,dhe ata qe jo te gjithe e vlersuan si duhej por prape mamaja ime e rralle e kishte vetine qe te keqen ta kthente te mire prandaj ishte e mira e te tjerve e u be e keqja e vetes nuk e shijoi dot kete jete ne lule te rinise!

Ju ngushelloj te gjitheve ju,miq e shoke,kolege e ju qe e njihnit pa pasur muhabet ,te dashurit tane dhe me lini te them se vuajtja per te nuk paska fjale krahasimi,loti per nenen qenka i hidhur! Por dua tju them se ajo do mbetet e paharrueshme per ne e pavaresisht menyres sesi u largua nga kjo bote dua qe gjithesecili prej jush ta kujtoje ate sic ajo percillte te ne ate frymen pozitive per nje bote me te mire e ta kuptoni se zgjodhi te clironte shpirtin e saj drejt paqes!

Ahhh ,sa fjale ka kjo zemer e ky shpirt per ty moj bukuroshja ime,ti ishe e do jesh perhere muza ime dhe cdo fjale tenden do vazhdoj ta permbush derisa Zoti tme kete dhene fryme per te qendruar e forte e per te rritur e vellane tim,dashuria jote per te cilin ishte e pafundme sepse eshte me i vogli! Vellai im gjithashtu do te te beje krenare moj floriri jone dhe uroj te jesh perhere me ne Engjelli yne mbrojtes! Ju ruajtte Zoti dhe e paci jeten e gjate ! 🙂 Me respekt femijet e Arlindes (Patty &Kevin Haxhiaj)

Shkruar Nga
More from Redaksia

Agron Gjekmarkaj: Guxuan të mbulojnë Skënderbeun me perçe

  Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me mbulimin monumentit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.