Fëmijët tailandezë të ngecur në shpellë, letër prindërve – Elon Musk dërgon inxhinierët për ndihmë

Djemtë tailandezë të ngecur në një shpellë për dy javë u kanë shkruar një letër prindërve të tyre duke u thënë se “mos u mërzisni, jemi të gjithë të fortë”.

Letra e shkruar me dorë përfshinte edhe kërkesa për ushqim, si pulë e skuqur. Një tjetër shkruante “Mësues, mos na jepni shumë detyra shtëpie”. Ndërsa trajneri i ekipit të futbollit të djemve u shkruajti një letër keqardhjeje prindërve të tyre.

12 djemtë dhe trajneri po eksploronin një shpellë, kur u izoluan për shkak të përmbytjes nga ujërat. Ata u gjetën nga disa ekploratorë shpellash ditën e Hënë, pasi kishin munguar prej 10 ditësh. Ata ishin vendosur në cepin e një shkëmbi në një dhomëz të vogël rreth 4 kilometra larg hyrjes së shpellës.

Që prej gjetjes, zhytësit ndërkombëtarë dhe tailandezë i kanë furnizuar me ushqime, oksigjen dhe kujdes mjekësor, por ka shqetësime në rritje në lidhje me nivelin e oksigjenit në dhomë, i cili ka rënë në 15%.

Në ndihmë të djemve ka ardhur edhe Elon Musk, miliarderi amerikan, i cili ka dërguar inxhinierë specialistë në Tailandë për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit.

Opsionet deri tani sipas Musk janë për thithjen e ujit me pompa, ose vendosjen e një tubi prej najloni me diametër 1 metër, i cili do të fryhet brenda shpellës dhe përgjatë rrugës 4 kilometra. Ekipet po shqyrtojnë edhe mundësinë e pajisjes së djemve me maska oksigjeni dhe t’i shoqërojnë ata përmes tuneleve të rrezikshme të përmbytura.

Situata duket shumë serioze pasi një ish-zhytës i marinës tailandez vdiq pasi u kishte dërguar grupit bombula ajri ditën e Premte. Edhe zhytësve më me eksperiencë u duhen rreth pesë orë për të notuar përmes kanaleve të ngushta.

*************************************

Ajo që dyshohej po ndodh. 12 djemtë e bllokuar prej 11 ditësh në shpellën “Tham Luang” në Tajlandë, kanë nisur të praktikojnë me pajisjet e zhytjes, në kuadër të njërit prej planeve për daljen në sipërfaqe, megjithëse nuk ka një afat të përcaktuar për këtë.

Grupi i futbollistëve të vegjël nuk di not dhe as që bëhet fjalë të dijë të zhytet, prandaj autoritetet kanë vendosur të marrin masa për atë që duket mënyra e vetme e shpëtimit.

Një nga hipotezat ishte që djemtë e vegjël të prisnin disa muaj, derisa ujërat e përmbytjes të tërhiqeshin, por me reshjet e reja të parashikuara këtë fundjavë duket se kjo ide nuk vlen.

Prej ditësh, përmes pompave të fuqishme, autoritetet po përpiqen të largojnë sa më shumë ujë nga shpella dhe kanë arritur të ulin nivelin e tij me 40 cm. Por, mjaftojnë pak orë reshje të parashikuara gjatë fundjavës për të zhbërë të gjithë këtë punë kolosale.

Prandaj, plani më i arrtishëm duket ai i nxjerrjes nga shpella përmes zhytjes nën ujë, e për këtë arsye djemtë duhet të përpiqen të mësojnë sa më shumë në kohën e shkurtër që ka mbetur.

Një plan mjaft i rrezikshëm, pasi në disa vende shpella është kaq e ngushtë, saqë zhytja duhet bërë pa pajisje. Autoritetet u zotuan se do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar 12 futbollistët dhe trajnerin e tyre, ndërsa familjet e djemve presin me ankth që të marrin vesh shpëtimin e tyre nga thellësia e shpellës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Viktimat e trafikut, ambasadori Lu ka një mesazh për qeverinë

  Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i ka kërkuar sot...
Read More