Femrat e estradës ‘çmenden’ në dasmën e Labit

Pas dasmës së Xhensila Myrtezajt me Bes Kallakun dhe asaj të Getoar Selimit me Marina Vjollcën, dasma më e përfolur është ajo e moderatorit Labinot Gashi.

7-1

Picture 1 of 5

Labi mbërmë organizoi dasmën në qytetin e Prizrenit ku kishte ftuar gjithë estradën.

Atmosfera në këtë dasmë ishte në maksimum, ku për argëtimin e të ftuarve u kujdesën emrat më të njohur të estradës, siç janë: Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi-Dani, Shkurte Gashi, NRG Band. Shyhrete Behluli, Muharrem Ahmeti, e të tjerë.

Padyshim, që secili nga të ftuarit i kishin kushtuar kujdes të madh pamjes, madje disa prej femrave ishin ekspozuar tejmase.

Më së shumti binte në sy ish-kolegia e Labit, Blerona dhe Shkenda Dubova, kurse pas tyre vinin Fjolla Morina e të tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një tjetër fitore për motrat Kardashian

Kim, Kourtney dhe Khloe kanë shënuar një tjetër fitore në betejën ligjore...
Read More