Femrat e mençura e praktikojnë këtë: Atuja kryesore për mbajtjen e mashkullit në dorë

women

Plotësojani të gjitha dëshirat, kujdesuni për të dhe ai do t’ju dashurojë, mirëpo akoma nuk e keni futur në dorë. Është koha t’i përkushtoheni vetes dhe të tregoni pak egoizëm.

Është e saktë që doza e tepërt e egoizmit mund të dëmtojë edhe ju edhe atë, mirëpo doza me masë nuk do t’jua shkatërrojë lidhjen, madje do ta forcojë.

Për këtë interpretim ekzistojnë edhe konstatime shkencore. Në të vërtetë, hulumtimi ka treguar që femrat egoiste janë më të lumtura dhe më të kënaqura me vetveten në lidhjet e tyre.

Nëse femrën egoiste e definojmë si kundërshti të plotë ndaj asaj e cila qëndron në gatishmëri për të shërbyer 24 orë në ditë, atëherë do të duhej të mësoni t’i thoni JO dhe do të keni jetën tuaj. Jo vetëm që atij do t’i duket më sfiduese dhe më e sigurt, por vetes do t’ia zvogëloni stresin.

Kur jepni tepër, dhe pak investoni në veten dhe nuk i respektoni dëshirat tuaja, shpejt do të shpenzoheni dhe do të ndiheni e shfrytëzuar.

Prandaj, ju propozojmë që egoizmi të jetë atuja juaj për joshje dhe stabilitet të lidhjes.

Nuk themi që duhet të bëheni mbretëresha të akullta të cilat nuk shohin askënd pos vetes, por që të kërkoni hapësirën tuaj, atëherë kur ajo është e nevojshme. Qoftë kur është fjala për të dalë bashkë me të në vend të shkuarjes së tij në ndeshje futbolli, zgjedhje të vendeve për pushime apo çasti kur e dërgoni deri në dyqan, sepse juve nuk ju shkohet.

A nuk keni dëgjuar shumë herë në jetë që duhet të luftoni për veten? Kjo nënkupton edhe luftë në fushën e dashurisë. Prandaj, bëhuni e gjindshme, luftëtare seksi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Plagos me thikë vëllanë, arrestohet

Një 40 vjeçar në kryeqytet është arrestuar nga policia për plagosjen e...
Read More