Femrat e shkurta e kanë më problem të humbin peshë

Sikur të mos ishte jeta mjaftueshëm e padrejtë me vajzat e shkurta, tani del se ato as peshë nuk mund të humbin po aq shpejt sa femrat me trup më të gjatë.

Pra, thënë më thjesht, përderisa ju mund të keni problem t’i humbni 3 kilogramë para se të vjen stina e verës, shoqja juaj e cila është e gjatë 175 centimetra mund t’i humbet ato pa pikë problemi.

E krejt kjo është shkaku i metabolizmit – të paktën kështu pohon Craig Primack, ekspert i kësaj çështje.

“Femrat e shkurta kanë metabolizëm më të ngadaltë”, thotë ai.

“Mesatarisht femrat kanë një shkallë të metabolizmit bazal (BMR) prej 1,400 kalorive në ditë. Kjo do të thotë se nëse qëndrojnë në shtrat për 24 orë, ajo i djegë 1,400 kalori.

Por unë shoh femra më të shkurtra se 152 centimetra të kenë BMR prej 1,200 kalorive, e ato që janë të gjata 175 centimetra kanë BMR prej 1,750 kalorive”, thotë eksperti.

BMR-ja është numri i kalorive që i nevojitet trupit tuaj për të mbijetuar çdo ditë – pra është numri i kalorive që i digjni për 24 orë edhe nëse nuk lëvizni fare.

Trupit tuaj i nevojiten kaloritë për të funksionuar siç duhet dhe nëse qëllimshëm nuk konsumoni sa duhet, kjo është e pashëndetshme për trupin dhe nuk ju ndihmon të humbni peshë në periudhë afatgjate.

Megjithatë, eksperti bën të ditur se ka disa mënyra për ta ‘mashtruar’ metabolizmin të jetë më i shpejtë.

Mjafton t’i ndiqni këto këshilla:

– Bëni peshëngritje

– Hani vetëm kur keni nevojë

– Konsumoni shumë proteina, sepse jo vetëm që ju ndihmojnë të ngopeni për një kohë më të gjatë, por edhe i nevojiten trupit për t’i ndërtuar dhe riparuar muskujt

– Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme, por vetëm ushqime të shëndetshme të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rita Ora me veshjen më të mirë në “Grammy Awards”

Mbrëmë në Los Angeles është mbajtur edicioni i 60-të i eventit prestigjios...
Read More