Femrat fillojnë të mos e dashurojnë partnerin për katër arsye

Femrat fillojnë të ç’dashurohen çdo ditë. Sidoqoftë, humbja e ndjenjave të tyre ndaj partnerit nuk ndodh papritmas!

Zakonisht njëri apo dy partnerët ndihen shumë komod me njëri-tjetrin dhe ndalojnë së kushtuari vëmendje njëri-tjetrit siç kanë bërë dikur.
Dhe kështu, pas një kohe zgjoheni pranë njëri-tjetrit për ta kuptuar se jeni bërë të panjohur për njëri-tjetrin, ose edhe më keq, armiq!

Nëse partnerja e jetës suaj së fundmi është ndarë nga ju dhe nuk e dini për çfarë, atëherë këto mund të jenë disa nga arsyet:

Nuk ndihet e vlerësuar

Nëse dëshironi që zonja juaj të qëndrojë në lidhje, duhet t’i tregoni asaj çfarë domethënie ka për ju. Bëjeni të ndihet e rëndësishme dhe e dashuruar. Trajtojeni mirë sepse përndryshe fillon të ndihet e pavlerësuar, dhe kësisoj vjen deri te ndarja.

Mungesa e intimitetit

Kur një grua ndihet e lidhur emocionalisht, ajo ndjen nevojë më të madhe të ndihet e dashuruar dhe të dashurojë. Megjithatë, përderisa shumica e njerëzve e ndërlidhin fjalën “intimitet” me seks, intimiteti është shumë më ndryshe. Intimiteti ka të bëjë me të qenit të hapur ndaj njëri-tjetrit, ta kuptoni dhe të mësoni nga njëri-tjetri, të kujdeseni për njëri-tjetrin, etj.

Dikush tjetër po i kushton më shumë vëmendje

Kur nuk i kushtoni vëmendje, dikush tjetër e bën këtë për ju! Një grua duhet ta dijë se është e dëshiruar dhe se jeni e lumtur me të. Posa dikush tjetër të fillojë t’i dhurojë vëmendjen të cilën ajo e do, kjo mund të mjaftojë që ajo të mos ju dashurojë më dhe të bie për dikë tjetër.

Nuk e mbështetni

Një gruaje i nevojitet dikush me të cilin i ndan shpresat dhe ëndrrat. Gjëja e fundit që i duhet një femre është t’i thotë dikush se nuk është mjaftueshëm e zgjuar për t’u ngritur në pozitë apo për të qenë lidere.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja cilat pyetje duhet t’ia bëni partnerit në fillim të lidhjes

Askush nuk ka një sy më të mprehtë kur vjen puna te...
Read More