Femrat janë duke e përdorur këtë truk për të arritur të pasme të rrumbullakëta

Femrat me prapanicat më të zhvilluara në rrjetet sociale janë parë duke e përdorur këtë truk që është më i mirë se uljet në gjunjë (squats). Është një mënyrë e veçantë për të përdorur makinën ‘abduktor’ e cila shërben për ushtrime të prapanicës, ijeve dhe kofshave të jashtme, mirëpo me një modifikim të vogël.

Truku qëndron në atë se nuk uleni në maqinë mirëpo rrini galiç dhe lëvizni këmbët nga brenda jashtë. Kjo nënkupton se do të aktivizoni më tepër muskuj dhe nuk do t`i izoloni ato sikurse do të ndodhte nëse do i bënit ushtrimet në maqinë ashtu siç është udhëzimi.

Ky truk nuk pëlqehet nga ata që kanë gjunjë të dobët pasiqë e tërë pesha e trupit tuaj do të koncentrohet aty.

Një mënyrë alternative e këtij ushtrimi është përdorimi i shiritit elastik duke e vendosur në këmbë dhe duke përsëritur lëvizjet e ngjashme sikurse në maqinë mirëpo kësaj here duke qëndruar drejtë në këmbë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohen 4 persona në Elbasan për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër

Lulzim Kulla, i sulmuari me tritol në Shkodër Katër persona janë arrestuar...
Read More