Femrat vërtet duken më joshëse kur vishen në të kuqe

E kuqja gjithmonë ka qenë ngjyrë sensuale dhe joshëse.

Studime të fundit tregojnë se femrat e veshura me ngjyrë të kuqe vërtetë se u duken meshkujve më joshëse.

Ekspertja e takimeve Harley Quinn kishte shpenzuar një pasdite duke ecur në Londër e veshur me të kuqe, dhe kishte vërejtur se ndonëse rrallëherë ngacmohet nga të panjohurit, kësaj radhe ajo ishte tronditur nga numri i komplimenteve që kishte pranuar.

Disa nga ta ia kishin kërkuar numrin e celularit, ndërsa dikush edhe e kishte puthur atë në faqe.

“Sot kam mësuar se ngjyra e kuqe vërtet funksionon”, ka thënë ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bombë në varrezat e Beogradit

Numër i madh i Policisë kanë bllokuar varrezat e reja në Beograd...
Read More