Fenomeni i vetëvrasjes: Rritet numri i shqiptarëve që i japin fund jetës

Vetëvrasjet janë bërë një nga fenomenet më shqetësuese në vendin tonë vitet e fundit. Të dhënat e publikuara në Monitor, tregojnë se ka një rritje të frikshme të numrit të personave që zgjedhin t’i japin fund jetës.

Në vitin 2016-të, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë në Shqipëri ishte 8.2, ndërkohë në vitin 2015 ky tregues ka qenë 5.3. Të tilla shifra flasin për një rritje të ndjeshme të përsonave që vendosin të kryejnë aktin e vetëvrasjeve.

Gjithsesi, krahasuar me vendet e rajonit apo ato europiane, ky tregues është shumë herë më i ulët për faktorë nga më të ndryshëm. Shqetësuese gjithashtu, është fakti se vetëvrasjet në Shqipëri janë 3 herë më të larta se vrasjet. Sipas INSTAT-it, personat e vrarë nga të tjerë ishin 85 gjithsej, ndërsa ata që i kanë dhënë vetë fund jetës, të matur në të njëjtin vit, ishin 235.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shtëpia më e madhe private në Amerikë

Prona Biltmore është shtëpia më e madhe private në Shtetet e Bashkuara....
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.