Fernandez hedh poshtë akuzat se ka mbuluar përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj hebrejve

Ish-presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Krichner, ka hedhur poshtë akuzat se ajo po fshehë përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj komunitetit hebrej në vitin 1994, në Buenos Airos, ku ishin vrarë 85 vetë.

Akuzat janë “ legalisht të pakuptimta”, ka thënë Fernandez pasi kishte lënë gjykatën.

Fernandez, akuzohet se ka ka nënshkruar një pakt në viti 2013, që lejon zyrtarët e përfshirë në sulmin vdekjeprurës të hetohen në vendin e tyre, e jo në Argjentinë.

Ajo ka akuzuar presidentin, Mauricio Marci, liderin nga qendra e djathtë për “ persekutime gjyqësore” të opozitës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 26 mars 2017

Dashi Kjo është një ditë që promovon kontaktet e reja, por edhe...
Read More