Ferri: Të burgosurit u vënë flakën dyshekëve, dhjetëra të vdekur

Një zjarr i rënë në një burg në qytetin Valencia të Venezuelës i ka marrë jetën 68 personave, raporton TCH.

Zjarri u nis nga të burgosurit, të cilët i vunë flakën dyshekëve në një përpjekje për t’u arratisur ditën e mërkurë.

Mendohet se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët kishin shkuar në burg për të vizituar të dënuarit.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar të afërmit e të burgosurve, të cilët ishin grumbulluar pranë komisariatit pasi morën vesh se aty kishte rënë zjarr.

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të nisë menjëherë një hetim të thellë për këtë ngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet mbi tragjedinë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Casanova i vërtetë nuk ishte i apasionuar pas grave, por një përdhunues!

  Nga Amy Collier (Huffington Post) – Një muzeum do të hapet...
Read More