Festat duan dashuri

Muaji dhjetor është muaji i festave të fundvitit Krishtlindjeve dhe nata e ndërrimit të viteve.

Kënaqësia të marrit dhuratë është e papërshkrueshme për këdo.

Fëmijët janë të parët që presin me pa durim dhurata speciale nga prindërit dhe të afërmit. Shkëmbimi i dhuratave tashmë është kthyer në traditë për çdo familje. Në natën e Krishtlindjeve dhe e ndërrimit të viteve japim e marrim dhurata mes të afërmish e miqsh.

Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohje dhe dashuri mes njëri tjetrit, sepse në fund të fundit festat duan shumë dashuri.

Për disa duket shumë herët por dihet nuk është asnjëherë shumë shpejt për të filluar së kërkuari dhuratat e Krishtlindjeve.

Për fëmijët nëse janë të vegjël duhet të kemi parasysh lojërat zhvilluese. Për fëmijët më të rritur një ide do të ishte një kurs në sport, kurs baleti për vajzat duke pasur parasysh dëshirat e tyre, tablet, biçikletë, makinë për djemtë, set me libra, kukulla për vajzat.

Për femrat sigurisht do të ishte një zgjedhje e duhur këpucë, çantë, veshje, parfum, bizhuteri etj.

Ndërsa për meshkujt, një ide do të ishte një kravatë, këpucë, pulovër, këmishë, set me shall kapuç dorashka.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Made in Albania” në Bruksel

Shqipëria zhvendoset në zemër të Evropës, për të qenë jo vetëm pjesëmarrëse,...
Read More