Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës masa për sigurinë ushqimore të qytetarëve

Të gjithë e dimë se në tryezën e fundvitit produktet e mishit janë të shumta. Jo më kot, stabilimenti publik i përpunimit të mishit në Bashkinë e Tiranës siguron dhe vulos vetëm produktin cilësore.

Përmes rritjes së kontrolleve të vazhdueshme, Bashkia e Tiranës ka disiplinuar situatën me konsumin e mishit në Tiranë, duke shmangur ndotjen e mbi të gjitha duke garantuar cilësinë e standardit ushqimor për banorët e kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për ndërgjegjësimin dhe garantimin e standardeve më të larta për sigurinë ushqimore që të kërkojnë paraprakisht certifikatën e lëshuar nga veterineri.

Tirana ka zyrtarisht 300 subjekte të tregtimit të mishit. Veterineri i Bashkisë Tiranë është i pranishëm në stabilimentin publik të përpunimit të mishit ku garanton përmes vulës, të gjitha standardet e tregtimit dhe të konsumit. I gjithë procesi realizohet me parametra ndërkombëtarë, kushte maksimale higjieno-sanitare dhe nga personel i kualifikuar. Gjithashtu, transporti me mjet frigoriferik që kryhet nga Thertorja Publike tek pika e shitjes, eliminon në këtë mënyrë edhe transportimin e mishit pas bagazhit të makinave private.

Shkruar Nga
More from Revista User

U vranë në Zvicër, mbërrijnë në Lezhë trupat e dy motrave

Kanë mbërritur në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave të cilat...
Read More