Festat e fundvitit, Koncerti i Vjenës do të luhet në Tiranë

koncerti_0

“Një ëndërr që bëhet realitet”, e konsideroi Kryeministri Edi Rama, lajmin për koncertin e Vjenës që vjen në Tiranë.

“Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dollin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vjenës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Sakaq, kryeministri ka publikuar edhe videomesazhin për këtë event artistik që do shfaqet përpara artdashësve shqiptarë.

“Vjena në Tiranë. Një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës ndjekur në mbarë botën prej më shumë se 1 miliard teleshikuesish, violinisti Shkëlzen Dolli me ansamblin e Filarmonisë së Vjenës performojnë para publikut shqiptar, në një spektakël multidimensional. Një koncert unikal, një event i jashtëzakonshëm, që shtohet në kalendarin artistik të shqiptarëve. Për herë të parë dhe si asnjëherë tjetër në Pallatin e Kongreseve më 2 janar 2017 në Tiranë”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga kryeministri Rama.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ceremonia e lamtumirës për Fidel Kastros mbledh liderët botërorë

Së paku 25 liderë të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë...
Read More