Festivali i 56-të: A do ia dalë RTSH me muzikën e lehtë shqiptare?!

Festivali i RTSH, në edicionin e saj të 56-të, një rikthim te muzika apo këngëtarët, pse ky institucion zyrtar për muzikën nuk po gjen ekuilibrat zhvillimit muzikor në Shqipëri; a është një garë, apo një spektakël për të “justifikuar” rënien e audiencës?! Ky edicion në RTSH, vendos në sfidë këngëtarët më në zë, që shfaqen në mënyrë sporadike, edhe pse nuk konkurrojnë në treg, për ironi me tallavatë

Ka nisur mbrëmë edicioni i 56-të i Festivalit të Muzikës së Lehtë që organizohet nga RTSH-ja, prej ditësh me sloganet e madhështisë, të “daljes nga gropa”, e të rikthimit të Big-ve të muzikës…Më shumë se një spektakël, ky festival zyrtar për muzikën e lehtë, të cilin diktatura i dha solemnitetin politik, krijoi dhe skenën artistike në vend me këngëtarë e muzikantë. Një brez që morën me vete atmosferën politike, skematizmin, staturën dhe vitet e tranzicionit, dhe ja ku jemi ende në një stanjacion muzikor pa mundur të thyhen kufijtë, si produksion i brendshëm. Mundësia për ta thyer këtë “tabu” është shtegu që krijoi festivali Europian, ku në vendin tonë ka patur debate se kënga më e mirë nuk mund të jetë vetëm ajo që prodhon festivali i fundvitit në RTSH! Megjithatë formula e këtij organizimi krijoi edhe një “gropë” tjetër, atë të nepotizmit në muzikë, derisa demoralizojë edhe atë pjesë këngëtarësh, që konsiderohen Big-ët e festivalit, të cilët në ironi nuk përfillen as në tregun muzikor të brendshëm përballë atyre të tallavave.

Izolimi i gjatë i këngëtarëve, atyre që konsiderohen se bënë emër në muzikën tonë edhe pse nuk mundën të shtyjnë dot procesin e zhvillimit muzikor, dha efektin tjetër të “gropës” në këtë festival. Sot, në edicionin e 56-të duket se janë të gjithë të rikthyer, të paktën me këtë propagandë po “shitet” stina e sivjetme e muzikës nga “seriozët” e saj.

Mbrëmë në natën e parë, 11 artistë më në zë që kënduan live, të shoqëruar nga orkestra e RTSH-së. Prej një muaji, për herë të parë këngët e tyre janë publikuar online, të hapura për publikun.

Por organizatorët, duke zënë mend nga edicionet e shkuara, ku konkurrenca dhe gara nuk kanë qenë për muzikën por për Eurovizionin, shkaku pse në të shumtën e pjesëmarrjeve ka ardhur dështimi. Këtë herë, si duket organizatorët, për shkriftuar këtë situatë, kanë thënë se po mundohen ta heqin frymën e një gare të vërtetë, për të ndërtuar një marrëdhënie mes këngëtareve pjesëmarrës dhe publikut, dhe se nuk ka do të jetë fokusi se kush shkon në Eurovision. Në fakt këtë atmosferë, më shumë moskokëçarje duket se e kanë reflektuar edhe vetë artistë duke nxjerrë nga “gropa” tjetër festivalin, por…!!

Nëse ky nuk do të ishte motiv, të paktën për këtë vit, atëherë do mbetet shqetësimi nëse RTSH, do ja dalë të jetë motori i ndryshimit në muzikën shqiptare?! Përderisa të njëjtët zëra, dhe pse janë VIP-a, nuk janë parë prej 27 vitesh në një proces muzikor avangardë, nuk kanë mundur të krijojnë “nxënësit” e tyre, apo të bëhen legjenda e të mbeten të tillë deri në fund, vështirë të besohet se edhe ky edicion nuk do të jetë garë për Eurovision, ose për të “shitur” një spektakël përballë rënies së audiencës edhe pse ftojnë Coccianten, apo Adi Krastën të drejtojë, apo rikthimin e këngëtares që prodhoi showbiz-in shqiptar në fillim të ’90-ës, Adelina Ismailin, apo rikthen edhe regjisorin tradicional të RTSH-së, Pali Kuken.

V.M

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ç’ka qenë Galeria e Arteve deri tani?!

Ashtu si çdo institucion publik, edhe Galeria Kombëtare e Arteve ka dalë...
Read More