Festivali i Ditënetëve të librit: Polin e ri të letërsisë e sjellin profesionistët

Njerëzit e librit, botues, lexues dhe autorë gjatë gjithë ditës së djeshme kanë krijuar një lëvizje të pangjashme mes tyre. Ndër të paktat raste ku një veprimtari si Festivali “Ditënetët e librit” të bëjë bashkë, në mënyrë kaq familjare lexues e autorë duke shndërruar mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në një stacion multimedial, ku bashkë me librin, piktura e muzika ndajnë njohjet. Dita e djeshme, ashtu siç do pasojnë deri më 20 maj, ishte intensive dhe e ngjeshur me veprimtari, promovime librash, biseda autorësh

Njerëzit e librit, botues, lexues dhe autorë gjatë gjithë ditës së djeshme kanë krijuar një lëvizje të pangjashme mes tyre. Ndër të paktat raste ku një veprimtari si Festivalit “Ditënetët e librit” të bëjë bashkë, në mënyrë kaq familjare lexues e autorë duke shndërruar mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në një stacion multimedial, ku bashkë me librin, piktura e muzika ndajnë njohjet. Dita e djeshme, ashtu siç do pasojnë deri më 20 maj, ishte intensive dhe e ngjeshur me veprimtari, promovime librash, biseda autorësh dhe çfarë rrallë takohen në këtë vend, gjuhë të kryqëzuara që marrin zë, tërësisht autentik kur fjala shkon nga shqipja në pjesë të tjera të kulturave, që deri dje të vështirë e kanë pasur njohjen.

Padyshim, kjo është vlerësuar dje prej botuesve një festë libri. Por ka dhe më shumë se kaq. Aktivitete të panumërta. Arie, opera dhe vargje. Me gjuhë franceze e ruse. Prezantime fragmentesh nga letërsia gjermane, spanjolle, greke e turke! Përkthime të kantautorëve italianë. Dokumentarë filmikë. Lexime dhe interpretime. Promovime. Konkurse. Krijime të reja.

Në “Ditënetët e Librit”, hapësirat dhe kalendari i evenimenteve janë të orientuara nga vizitori, për t’i dhënë lirshmërinë e protagonizmin e nevojshëm publikut duke qenë pjesë përbërëse e vetë ngjarjes kulturore: të rinjtë dhe komuniteti i lidhur me librin dhe kulturën, përfitojnë si vlera konkrete përmes librave të blerë ose dhuruar, por edhe vlera të tërthorta të kalimit të kohës së lirë në mënyrë cilësore. E veçanta e këtij eventi, në ndryshim nga panairet e tjera, është se kultura dhe libri janë vënë në qendër të një diskutimi të madh, ku po përfshihen autorë, studiues, menaxherë dhe ekspertët, e ku do të ketë debate për letërsinë shqipe dhe atë të huaj.
Për pesë ditë me radhë, nga data 16 maj deri më 20 maj do të ketë një mori aktivitetesh ku do të mbledhin bashkë të gjithë botuesit, autorët, lexuesit, drejtuesit e institucioneve kulturore dhe promovuesit e librit dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Europë.

Ndërsa dje ka tërhequr vëmendjen takimi “Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA” – Ditënetët e librit, Muzeu Historik Kombëtar – Bibliotekë.

Për rreth dy orë u bisedua mbi shkrimtarët e Ballkanit dhe përkthimet e tyre në gjuhën shqipe, mbi përkthyesit shqiptarë dhe rolin e tyre jo vetëm në sjelljen e letërsisë bashkëkohore të Ballkanit në gjuhën shqipe, por edhe në përkthimin e shkrimtarëve shqiptarë në gjuhët “e vogla” të Ballkanit. Ligjërata me titull “Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve” u mbajt nga Silvana Leka. E ftuara e veçantë e kësaj veprimtarie ishte prozatorja, gazetarja dhe psikologia nga Bosnjë-Hercegovina, Emina Žuna. Kjo autore do të qëndrojë gjatë muajit Maj në Tiranë, si fituese e bursës për në Rezidencën letrare, “Poeteka-Tirana in Between”, e cila është pjesë e programit “Reading Balkans, 2018” dhe që prej 6 vjetësh zhvillohet në kryeqytetin shqiptar me mbështetjen e rrjetit TRADUKI, Ministrisë së Kulturës, Creative Europe, Ambasadës gjermane dhe Ambasadës austriake. Shkrimtari Arian Leka bashkëbisedoi me përkthyesit e spikatur të letërsisë ballkanike në gjuhën shqipe, Milena Selimi dhe Ben Andoni, rreth rrugës dhe përvojave të ata kanë pasur në përballjet e tyre me letërsinë e vendeve të Ballkanit.
Një copëz Ballkan nga ballkoni i botimeve “Poeteka”, nën logon “Balkan from the balcony”, pasi shqyrtoi përvojat pozitive që janë arritur, që nga fillimet e viteve të parë, trajtoi edhe problematikat që hasen në sistemin e fragmentarizuar të letrave shqiptare, me të cilat lexuesi përballet që në librari sa herë që flitet për shkrimtarët e rajonit, u prek çështja e cilësisë së përkthimeve, mbi mungesën e këshillimit letrar, domosdoshmërinë që letërsia e Ballkanit të përfshihet në kurrikulat shkollore të mesme, duke i ndalur sidomos në vëmendjen që duhet treguar në përgatitjen përkthyesve të rinj nga shkolla e gjuhëve të huaja. Ndërsa gjatë ditës së djeshme mjaft të rinj janë ndalur të ndjekin rrëfimet letrare mbi ngjarje historike, siç ishte fjala e drejtorit të Muzeut, Dorian Koçi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zëvendësministrat nga sektori privat, avantazh i qeverisë Rama dy

Nga Ervis Iljazaj Edi Rama ka bërë publik emrat e zëvendësministrave qe...
Read More