Festivali i Dramës Shqipe, komedia “Pas vdekjes” nis turin në 12 qytete me 5 regjisorë

teatri_eksperimental_faqe_19-1

Festivali i Aventurës projekt i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka nisur ditët e tij, në vëmendje është drama shqipe. Këtë vit ky festival i dramës shqipe, që po zhvillon edicionin e tij të parë vjen dhe në përkujtim të 150-vjetorit të lindjes së Andon Zako Çajupit. Pranë këtij teatri bëjnë me dije se vepra “Pas vdekjes” një nga më të njohurat e Çajupit është në qendër të këtij festivali. Janë disa regjisorë, të cilët do ta realizojnë këtë komedi për ta shfaqur në gjashtë rajone të vendit. Premiera e kësaj komedie ishte më datë dhjetë dhjetor në qytetin e Shkodrës me regji nga Andi Begolli. Por kjo komedi që këtë herë mori duartrokitjet e publikut në qytetin e Shkodrës do të vijojë dhe në Kukës. Do të shfaqet në rajonin Tiranë-Peshkopi, rajoni Durrës-Lezhë, Elbasan-Korçë Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër. Ky festival, i cili nisi këtë muaj të fundit të vitit do të vijojë deri në pranverën e vitit që vjen për publikun. “Nëse këtë vit në edicionin e parë të Festivalit të Aventurës ka qenë në vëmendje komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, në edicionin e dytë të festivalit do të jetë një vepër e një autori të huaj”, bëjnë me dije pranë teatrit për këtë festival. Nuk është hera e parë që Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” kthen vëmendjen nga dramaturgjia shqipe. Edhe më parë drejtues të këtij teatri kanë pohuar se drama shqipe do të zërë një pjesë të rëndësishme të kalendarit artistik të këtij institucioni. Në vijim të kësaj politike të ndjekur për dramën shqipe, janë prezantuar dhe të tjera premiera që mbajnë emrin e autorëve të njohur dhe janë realizuar nga regjisorë të njohur të teatrit. Edhe pse me probleme jo të pakta për shkak të buxhetit që merr ky teatër nga Ministria e Kulturës, më herët është pohuar se ka pasur një numër jo të vogël veprash që janë realizuar në skenën e tij, ndërsa po me të njëjtin buxhet po vijon dhe puna me zhvillimin e festivaleve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Christina Milian mahnitëse në tapetin e kuq

Christina Milian njihet për trupin e saj mahnitës. Këtë të hënë, këngëtarja...
Read More