Festivali i së mrekullueshmes Orkide

orkide

Është festivali i 22-të, vjetori i një prej luleve më të admiruara në mbarë botën dhe është hera e parë që Kew ka zgjedhur Indinë si tematikën e tij.Festivali përmban edhe modele në përmasa jetësore të një elefanti, tigri dhe palloi, të gjitha të dekoruara me orkide. Ato kërkuan të paktën një javë për t’u ndërtuar. Ka 3 600 orkide në këtë ekspozitë, 400 prej të cilave janë vendosur në një krijim të mrekullueshëm qendror në mes të pellgut. Boçet Samsara përfaqësojnë vazhdimësinë e shpirtit në kulturën indiane. Reflektimet delikate të luleve të bukura duket sikur shndërrisin mbi ujë. Orkidetë varen të pezulluara nga tavani, duke u rrotulluar ngadalë në ajër, për të treguar motivet e tyre të bukura. Përgjegjësit e Kew shpresojnë që tërheqja e njerëzve ndaj orkideve në festival, t’i mësojë atyre më shumë mbi rrezikun që i kanoset habitatit të këtyre bimëve.

Elisa Biondi: “India është një vend interesant dhe marrëdhënia që indianët dhe kultura e tyre kanë me bimët është speciale. Menduam se duke zgjedhur këtë temë, Kew do të kishte një shans të fliste për ruajtjen dhe rëndësinë e bimëve, por gjithashtu, për rëndësinë e marrëdhënies mes bimëve dhe qenieve njerëzore,” shpjegoi krijuesja e festivalit.

Andre Schuiterman: “Orkidet janë në habitate anësore, ashtu siç i quajmë ne. Ato janë shumë të ndjeshme nga shqetësimi njerëzor dhe sot, njerëzit janë kudo dhe orkidetë janë gjithnjë në zvogëlim,” shpjegon eksperti i orkideve të Azisë juglindore në Kew.

“Orkidetë rriten në vende të pashqetësuara, prandaj aty ku ka orkide, do të thotë se zona është në gjendje të mirë. Është një tregues i mirë për kafshët dhe të tjera bimë gjithashtu.”

Skuadra kopshtarësh ekspertë dhe vullnetarësh shpenzuan javë të tëra në rregullimin e kësaj ekspozite.

Elisa Biondi: “Mendoj se 100 ose më shumë persona morën pjesë. Sa i përket bimëve këtë vit, ne kemi rreth 5.600 dhe 3.600 prej tyre janë orkide.”

Speciet e orkideve e kanë origjinën nga e gjithë bota dhe përfshijnë edhe shumë lloje hibride. India është një habitat madhor i orkideve me shumë varietete që rriten përqark gjithë vendit. Biondi shton se lulet janë ushqim për shpirtin.

Elisa Biondi: “Jashtë, moti është jo shumë tërheqës, prandaj ardhja në një serë tropikale, është e lagësht dhe plot me ngjyra. Dua të them, India! Kjo thotë shumë. Shumë ngjyra, shumë aroma, shumë pamje interesante, prandaj ejani në Festivalin e Orkideve, shikoni dhe ndjeni Indinë.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Kremtimi i Pashkës katolike, meshë në katedralen e “Shën Palit”

Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë ndoqën meshën e...
Read More