Festivali te Marubi, Çashku: Ku lëviz sot dhuna, terrori, apo shkelja e të drejtave të njeriut…?!

Me projektimin e dokumentarit “Dugma: The Button”, me regji të Pal Refsdal, sonte në mbrëmje hapet edicioni i 12-të i IHRFFA – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që mbahet në Akademinë e Filmit Marubi. Deri më 23 shtator do shfaqen 40 filma, animacione, fiksione dhe dokumentarë nga e gjithë bota që do zhvendosen në disa mjedise artistike të Tiranës

Me projektimin e dokumentarit “Dugma: The button”, me regji të Pal Refsdal, sonte në mbrëmje në një ceremoni të veçante hapet edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që mbahet në Akademinë e Filmit Marubi. Deri më 23 shtator do shfaqen 40 filma, animacione, fiksione dhe dokumentarë nga e gjithë bota që do zhvendosen në disa mjedise artistike të Tiranës. Tashmë kjo është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Tiranës por dhe një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohen në Shqipëri. Nëse vitet e kaluara Festivali ishte i fokusuar te krimi i organizuar dhe korrupsioni apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë Populizmin dhe Radikalizmin. Edicioni i 12-të i IHRFFA ka shënuar këtë vit një shifër, që për organizatorët e konsiderojnë mbresëlënëse, prej 3000 aplikimesh nga të cilat bordi profesional ka përzgjedhur 39 prodhime, disa prej të cilëve me çmime nëpër festivale të ndryshme të botës. Regjisori Kujtim Çashku, i angazhuar në këtë sfidë, jo vetëm për të ngritur strukturën e një festivali për të Drejtat e Njeriut, por dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të hartës ndërkombëtare ku flitet për këto çështje, bashkë me bordin përzgjedhës sjellin këtë vit një numër mbresëlënës të ftuarish: Zaki Schiff nga Izraeli, Pal Refsdal nga Norvegjia, Andrea D’Ambrosio nga Italia, Hans Busstra nga Hollanda, Gabriel Tempea nga Rumania, Thomas Isler nga Zvicra, Elton Baxhaku dhe Eriona Çami nga Shqipëria, Angelique Kourunis Greqia, Martin Gerner nga Gjermania, Veton Nurkollari, Isa Qosja, Mathieu Jouffre dhe Besa Luçi nga Kosova.

“Ashtu si çdo vit, edhe në këtë edicion kanë ardhur një numër i madh filmash nga vende të ndryshme të botës, që na japin mundësinë, në të njëjtën kohë, të zbulojmë kahjet apo dinamikat, se ku lëviz ajo që ne e quajmë, dhuna, terrori, apo shkelja e të drejtave të njeriut. Në një Festival të tillë, këto problematika bëhen më të dukshme, pasi ti ke një pasqyrë më të gjerë në rang botëror. Kjo na mundëson ne, që vazhdimisht të qëmtojmë se cila do të jetë tema specifike që do të zgjedhim për Festivalin, në funksion të së cilës do të operojmë. E për këtë, na duhet një punë njëvjeçare që të hulumtojmë në mënyrë graduale se cili është krimi më prezent në shumatoren e vet në këtë peizazh botëror”, thotë regjisori Çashku.

Një nga surprizat e këtij edicioni që do të zgjasë plot një javë është padyshim zgjerimi i rrjetit të vendeve ku do të shfaqen filmat e përzgjedhur. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Multifunksionale TEN, instalacionin Reja pranë Galerisë

Kombëtare të Arteve dhe Sheshin Skënderbej. Nisur nga problematika dhe interesi gjithmonë në rritje i shoqërisë për të mësuar dhe diskutuar rreth temës së këtij viti, organizatorët e Festivalit i kanë dhënë më shumë hapësirë forumeve dhe diskutimeve me publikun. Gjatë ditëve të Festivalit janë parashikuar disa aktivitete të rëndësishme: Së pari, forumi në Universitetin Europian të Tiranës mbi Radikalizmin dhe Fundamentalizmin, ditën e martë, pas shfaqjes në orën 12:00 të dokumentarit “Jihad-A story of the others” të regjisorit Deeyah Khan; të mërkurën, ora 11:00 me një shfaqje speciale me 40 gra të privuara nga liria të Burgut 325 të cilat do të vijnë në ambientet e Akademisë Marubi për të ndjekur dokumentarin “Home” të regjisores More Raça, dhe më pas do të marrin pjesë në forumin për “Dhunën në familje”; gjithashtu të mërkurën, ora 18:00, në qendrën TEN në bashkëpunim me Universitetin POLIS shfaqet dokumentari “Selita” i Elton Baxhakut dhe Eriona Çamit dhe më pas vijohet me diskutimin me temë “Planifikimi urban”. Duke qenë se për drejtuesit e Festivalit mbetet prioritet fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, në subjektet që trajtojnë filmat, është menduar që të enjten, ora 12:00, në sallën e kinemasë Marubi në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” të shfaqet filmi “The girl of 672K” dhe të vijohet me një debat me nxënësit me temë: Komunikimin virtual; të premten, ora 11:00, në Akademinë e Sigurisë shfaqet dokumentari “Cyberjihad / Xhihadi Kibernetik” i Hans Busstra dhe vijohet me debatin me temë krimin Kibernetik.

Dugma-The Button

DUGMA-THE BUTTON i regjisorit norvegjez Pal Refsdal që do të shfaqet sonte në mbrëmje në orën 20:00. Filmi trajton jetët e një grupi shumë të ndryshëm kamikazësh të Al Kaedës që veprojnë në Siri. Refsdal që mbërrin në Tiranë dhe do të jetë i pranishëm gjatë shfaqjes së filmit është një gazetar i njohur freelance, fotograf dhe dokumentarist që ka raportuar nga shumë zona të nxehta lufte ku puna e ka lidhur me grupe të ndryshme rebele për të dëshmuar nga krahu tjetër i frontit. Në 2009 ai u infiltrua mes trupave Talebane në Afganistan ku u zu rob dhe u mbajt peng për një javë. Është i njohur bashkëpunimi i Pal Refsdal me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në 1998, ku qëndroi tre muaj në spital pas plagosjes nga forcat jugosllave. Ministri norvegjez i kohës Knut Vollebæk zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm jugosllav të kohës që të ndërmjetësonte për nxjerrjen e Refsdal nga zona e luftës. 

Forumi në UET mbi Radikalizmin dhe Fundamentalizmin

Nisur nga problematika dhe interesi gjithmonë në rritje i shoqërisë për të mësuar dhe diskutuar rreth temës së këtij viti, organizatorët e Festivalit i kanë dhënë më shumë hapësirë forumeve dhe diskutimeve me publikun. Gjatë ditëve të Festivalit janë parashikuar disa aktivitete të rëndësishme: Së pari, forumi në Universitetin Europian të Tiranës mbi Radikalizmin dhe Fundamentalizmin, ditën e martë, pas shfaqjes në orën 12:00 të dokumentarit “Jihad-A story of the others” të regjisorit Deeyah Khan.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

11 përfitimet shëndetësore me konsumimin e pjeprit

Pjepri është fruti ideal për të “luftuar” këto ditë të ngrohta. Falë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.