Fetullah Gylen në krye të listës së zezë, akuzohet se po shkakton tërmete në Turqi

fethullah-gulen-1-800x600

Kleriku turk me bazë në SHBA, Fetullah Gylen gjendet në krye të listës së zezë të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Ai konsiderohet si orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik e ka qenë në qendër të një serie teorish konspirative. E megjithatë, akuza e re që këtë herë vjen nga Ankaraja tingëllon krejt e pazakontë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit turk, Melih Gokcek pretendon se kleriku po përpiqet të rrënojë ekonominë turke duke përdorur një pajisje sizmike që shkakton tërmete. Qëllimi është po i njëjti; rrëzimi i presidentit Erdogan nga pushteti. Këto komente kryebashkiaku i bëri pasi dy tërmete me intensitet 5.3 e 5.4 ballë të shkallës rihter goditën rajonin lindor të Canakkale të hënën dhe të martën.

Gokcek thotë se një “anije sizmike” është parë pranë porteve të qytetit para lëkundjeve të tokës, e se anije e nëndetëse duhen dërguar atje për të kryer verifikime.

“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë. Unë jam ende i shqetësuar mbi mundësinë e një tërmeti artificial”, shkruaji në “Tëitter” kreu i bashkisë se Ankarasë, duke publikuar edhe një video ku duken ato që për të janë mjete për të shkaktuar tërmete nga dora e njeriut.

Pas grushtit të dështuar te shtetit, kjo sipas tij, është përpjekja e radhës për të çuar në krizë ekonominë e për të përmbysur më pas presidentin. Edhe vetë Erdogan, dobësimin e ekonomisë në vend, ja ka faturuar një komploti të huaj.

Teoria e kreybashkiakut të Ankarasë mbështetet edhe nga opinionisti pro-qeverise Omer Turan, i cili thotë se Gylen, SHBA-ja dhe Britania mund të jenë pas tërmeteve të fundit, si pjesë e një komploti shumëdimensional.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ura e Hoshtevës drejt shembjes, lidh dy anët e Zagorisë

Ura 200-vjeçare e fshatit Hoshtevë në Zagorie është duke jetuar ditë kritike....
Read More