Fier, 19-vjeçari me makinë aksidenton për vdekje këmbësoren

aksident-naten

Një 60-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:30 në fshatin Zhupan.

Sipas policisë “Romeo Bida rreth 19 vjeç, banues në fshatin Bashkim, Fier, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 153 PO ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F.G, rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Zhupan, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.”

Shtetasi Romeo Bida është shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet proceduriale.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohen tre persona, e vranë 10-vjeçen për “sakrificë njerëzore”

Policia në shtetin jugor të Indisë, Karnataka, i ka arrestuar tre persona...
Read More