Fier, arrestohet vëllai i Lul Cakës



pranga-ne-duarPolicia e Fierit ka shpallur në kërkim Klement Kastratin, personin që i shpëtoi sulmit me armë në janar të këtij viti.

31-vjeçari medohet se ishte shënjestra e sulmit mafioz në janar të këtij viti në aksin Lushnje-Fier, ku mbeti i vrarë Denis Kasa.

Sipas Panoramës, tashmë Kastrati është shpallur në kërkim për gjobëvënie.

Në bashkëpunim me vëllanë e Lul Cakës, i famshmi i Beratit, Julian Caka, ai i ka vënë një gjobë prej 20 mijë eurosh një shtetasi me inicialet A.B..

Mësohet se i gjobituri ka qenë shok me grupin e Kastratit, por pas prishjeve të pazarit u kthye në armik të tyre.

Policia e Fierit bën të ditur se ka arrestuar Julian Cakën dhe Gentian Kiçën, teksa ka shpallur në kërkim Kastratin.

Mësohet se hetimi ndaj tyre kishte nisur prej disa javësh.

Policia thotë se këta persona janë marrë me trafik të lëndëve narkotike dhe për këtë arsye i kanë vendosur një gjobë shtetasit A.B.

Lul Caka, i njohur edhe si ‘tmerri i Beratit’, është dënuar me 25 vite burg për dy vrasje dhe dy grabitje, ngjarje të ndodhura në vitin 1995.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Intervista nga burgu, Bujar Hysa: Mbështes ISIS

Imami i vetëshpallur i Xhamisë së Mëzezit, i dënuar me 18 vite...
Read More