“FIFA Awards”, Ronaldo dhe Messi dhanë dorën, por nuk votuan njëri-tjetrin!


Cristiano Ranaldo dhe Lionel Messi prej një dekade po dominojnë skenën e futbollit botëror, duke rrëmbyer cdo vit trofetë individualë më të rëndësishëm.

“Ylli” portugez i Realit e mposhti për të dytin vit radhazi rivalin e tij të Barcelonës për cmimin e lojtarit më të mirë të vitit, por është interesant fakt që asnjëherë nuk e kanë votuar njëri-tjetrin.

Si kapiten i Portugalisë, Ronaldo këtë radhë ka votuar për tre shokët e tij të skuadrës te Reali i Madridit, Luka Modric, Sergio Ramos dhe Marcelo, ndërsa Lionel Messi Luiz Suaresin, Andres Iniestën dhe Neymarin, edhe pse brazialiani u larguar nga Barcelona drejt PSG për shumën rekord 222 milionë euro.

Në fakt, janë disa trajnerë apo kapitenë përfaqësuesesh që nuk kanë përfshirë as Ronaldon dhe as Messin në votim, duke preferuar të tjerë emra.

I tillë ishte rasti i kapitenit të Barbadosit, Mario Harte, që preferoi treshen Pierre-Emerick Aubameyang – Antoine Griezmann – Mannuel Neuer.

Madje edhe për Neuerin nuk kishte vend për Ronaldon dhe Messin te tre më të mirët. Ai preferoi emra të tillë si Kross, Lewandowski dhe Vidal./SuperSport

Shkruar Nga
More from Redaksia

Përmasa kulturore e projektit për Ballkanin Perëndimor

Nga Ndriçim Kulla* Bashkimi Europian po investon fort në një projekt për...
Read More