Fifi ka gati “Zhurmën” e radhës

Dy muaj më parë këngëtarja Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi ka publikuar projektin me titull “Zhurmë”.

6-8

Picture 1 of 2

Kjo këngë me të vërtetë bëri “zhurmë”, ngase u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë afro 5 milionë klikime.

Madje, me këtë projekt, ajo kishte marrë pjesë edhe në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, ku zuri vendin e tretë.

Tashmë, këngëtarja ka nisur punën rreth këngës së re të cilën pritet ta publikojë shumë shpejt, e këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram.

Ajo ka postuar një fotografi nga një studio muzikore, ku tregoi se po punon me producentin Jurgen Tufa.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gratë shtatzëna që hanë ushqime të shpejta, kanë lindje të parakohshme

Nënat që gjatë shtatzanisë së tyre ushqehen me ushqime të shpejta të...
Read More