Fifi zbulon sekretin! “Zhurmë”, një histori personale e saj

Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi është këngëtare dhe tekstshkruese shumë e suksesshme.

8-4

Picture 1 of 2

Kënga e saj e fundit “Zhurmë”, është pritur mirë nga publiku, madje me këtë këngë ajo konkurroi edhe në festivalin “Kënga Magjike”, duke zënë kështu vendin e tretë.

E kur jemi tek ky festival, është komentuar shumë paraqitja e Fifit në natën e parë gjysmë-finale, pasi performanca e saj nuk ishte aq e mirë sa pritej.

E ftuar në “Wake up”, këngëtarja ka sqaruar se çfarë kishte ndodhur atë natë dhe pse kishte pasur aq shumë emocione gjatë performancës.

Kur kishte parë se i gjithë publiku mbanin drita të ndezura në skenë, këngëtarja kishte mbetur e habitur dhe tha “humba fare”.

Ajo zbuloi gjithashtu se kënga është tërësisht përjetim personal dhe për këtë arsye e dinte se suksesin e kishte të garantuar.

“Kënga është një përjetim i imi personal dhe mendoj se çdo njeri në botë ka qënë apo është i dashuruar. Jam e dashuruar dhe jam e lumtur por çdo gjë ka përfunduar sepse ndjenja shteroi.”, ka thënë ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Koreja Veriore zhvendos raketat bërthamore në afërsi të nëndetëses të SHBA-së

Raportohet se Koreja e Veriore ka zhvendosur transportuesit dhe hedhësit e raketave...
Read More