Fikja e sinjalit analog, AMA rindez sinjalin analog në TV/ Reagon Rama, i tërheq ‘veshin’ AMA-s: Akses për këdo, më pas të fiket…

AMA ka njoftuar se ka shtyrë me 4 muaj fikjen e transmetuesve analogë të TV-ve.

Sinjali i tyre do të fiket sërish më datë 15 janar 2019.

Duket se presioni i jashtëzakonshëm i publikut në rrjet dhe portalet, kanë bërë që qeveria të tërhiqet përkohësisht nga vendimi absurd për fikjen e sinjaleve analoge.

Me sa duket për shkak të problemeve me të cilat janë hasur qytetarët dhe ankesat e shumta, AMA e ka parë të udhës këtë vendim.

AMA deklaron se, do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

 

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për të rindezur sinjalin e transmetimeve analoge, i cili u ndërpre dje.

Në një postim në Twitter, Rama përshëndet vendimin e AMA-s dhe thotë se, zbatimi i normës europiane duhet të bëhet pasi t’i sigurohet akses kujtdo në sistemin e ri.

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”,- shkruan kryeministri.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 15 tetor

Dashi Do të keni mundësi që të mësoni strategji të reja të...
Read More