Filipine zotohet për luftimin e drogave me “sundim të ligjit”

Shefi i ri i agjencisë kundër drogave, ka premtuar një qasje të re në luftën kundërthënënëse për dogat “të bazuar në sundim të ligjit”.

Aaron Aquino, tha se prejse ai ka ardhur në krye të detyrës, vetëm një person është vrarë nga 1.341 operacionet e ndërmarra.

Mijëra persona kanë vdekur në kampanjën kundër substancave narkotike, e nisur nga presidenti i vendit, Rodrigo Duterte në vitin 2016-të.

Presidenti Duterte dhe policia kombëtare e Filipines (PNP) theksojnë se nuk ka pasur vrasje të paligjshme nga zyrtarët policorë dhe se shumica e të vrarëve i rezistonin arrestimit policor.

Në tetor të vitit 2017, Duterte ka urdhëruar agjencinë për luftimin e drogës (PDEA) të marrë përgjegjësinë ndaj policisë për luftimin e drogave të jashtëligjshme.

Policia ka thënë për BBC se ata janë larguar nga operacioni kundër drogave sepse sipas tyre “janë disa qështje rreth operacioneve edhe vrasjeve jashtë gjyqësore”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Berat: Autori me probleme mendore vrau babain e 3 fëmijëve.

Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Berat ku humbi...
Read More