Fillo me një ide- Fito një intership në Bashkinë Tiranë!

 

Të rinjtë që kanë përfunduar studimet e larta në nivelin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor dhe që janë të grupmoshës deri në 28 vjeç kanë një mundësi të shkëlqyer për të nisur karrierën e tyre profesionale.

Bashkia e Tiranës ka iniciuar projektin “Fillo me një ide- Fito një intership në Bashkinë Tiranë”, me anë të të cilit synohet që të rinjtë ta nisin karrierën e tyre duke fituar një eksperiencë pune në Bashkinë e Tiranës dhe duke zhvilluar aftësitë e tyre analitike dhe kërkimore përmes konkurrimit me një projekt-ide ose studim në një nga fushat e veprimtarisë së Bashkisë së Tiranës.

Më konkretisht aplikantët do kenë mundësi të përgatisin dhe dorëzojnë një propozim të plotë teknik dhe financiar të projektit si dhe të përfundojnë studimin gjatë intershipit, duke bashkëpunuar nga afër me stafin e bashkisë për një periudhë 3 mujore praktike pune.

Projekti pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak dhe do të mundësojë që studentët të fitojnë aftësi në hartimin dhe zhvillimin e projektit si dhe të realizojnë një studim.

Projekti ofron gjithashtu mundësi për të përmirësuar aftësitë teknike si dhe të folurit publik, përgatisin një prezantim, si dhe të analizojnë të dhënat.

Programi i intershipit synon të përzgjedh një numër të caktuar projektidesh dhe studimesh që do të përfshihen në planet vjetore të njësive organizative dhe do të implementohen prej tyre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Teatri’, reagon Meta: Qeveria dhe Bashkia të dëgjojnë shqetësimet e artistëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi në lidhje me çështjen e Teatrit...
Read More
CLOSE
CLOSE