Fillon Kreshma e Pashkës së Madhe, çfarë duhet dhe nuk duhet të hani

kreshma-e-pashkeve

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Kreshma e Madhe ka filluar dje, më datë 27 shkurt dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, më 16 prill. Njoftimin e ka bërë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Rreth kuptimit dhe rëndësisë do ju njohim në ditët në vazhdim.

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

– Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (përdorimi apo privimi i vajit e verës varet nga udhëzimet e atit shpirtëror). – E Hëna, e Marta, e Mërkura e javës së parë të fillimit të kësaj kreshme, quhen të bardhë sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortë bëhet edhe të Premten e Madhe (të premten e Javës së Madhe para Pashkës). Për këtë lloj privimi në këto ditë nevojitet biseda paraprake me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminë e madhe të mundësive, kushteve, vështirësive e faktorëve ndryshëm të besimtarëve dhe jetës së tyre.

– Të shtunave dhe të dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe për këtë veprojmë sipas udhëzimeve të atit tonë shpirtëror).

– Lejohet te hahet peshk vetëm në festën e Ungjillëzimit, në dt. 25 Mars dhe të Dielën e Palmave (Dafinave) që këtë vit bie dt. 9 Prill. Shënim i rëndësishëm:

– Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave.

– Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i përket nevojave personale për të kreshmuar.

– Ka mënyra të ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror.

– Gjatë gjithë kreshmës Kisha rekomandon pakësimin e sasisë së ushqimit që konsumoni çdo vakt dhe të mos hahet ndërmjet vakteve.

– Kreshmoni (mos hani) për disa ushqime dhe pije që ju pëlqejnë më shumë (ëmbëlsira, alkool) dhe për disa zakone apo varësi (të pirit duhan, televizori, radio, facebook etj).

– Bisedoni me atin shpirtëror dhe merrni bekimin e tij për arsye shëndetësore, për gratë shtatëzëna dhe për raste të tjera të veçanta.

Pse kreshmojmë:

* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia. * Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale. * Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë. * Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta. * Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi. Si të kreshmojmë: * Mbani kreshmë shenjtëruese. * Kaloni më shumë kohë me Perëndinë gjatë Kreshmës. * Kombinoni bamirësinë me kreshmën. * Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje. * Kreshmoni në fshehtësi. *Kreshmoni me gëzim.

Kreshma dhe familja:

– Diskutoni me familjen përpara se të fillojë Kreshma, për rëndësinë e të kreshmuarit, sesi do të kreshmojë familja juaj dhe për çfarë feste të madhe po përgatiteni.

– Gjatë periudhës së kreshmës të heqim dorë nga diçka e veçantë për ne.

– Të reduktojmë pak sasinë e ushqimit që hamë.

– Nga paratë e kursyera nga kreshma të bëjmë diçka për njerëzit në nevojë.

– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtëror (lutuni në komunitet dhe personalisht vetëm për vetëm me Zotin, lexoni çdo ditë Biblën, lexoni jetë shenjtorësh dhe shkrime të tjera të shenjta të Kishës).

– Mos e kufizoni përfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorë nga ushqimi, sepse kreshmë e vërtetë do të thotë të shkëputesh nga e keqja.

– Prishni çdo lidhje të padrejtë, hidhni tutje çdo pakënaqësi ndaj të afërmit tuaj, faleni për ofendimet e tij ndaj jush.

– Mos u grindni.

– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mërzitni me grindje të tjerët; nuk pini verë, por vazhdoni të fyeni të tjerët. Nëse jetoni kështu, përpjekja e kreshmës nuk ka dobi. Kreshmë të mbarë!

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Kardashian kritikohet nga fansat

Për të tërhequr vëmendjen nga vajza e saj e tretë e cila...
Read More