Fillon procesi mësimor, nxënësit: Në klasë me xhupa, kemi ftohtë

librazhd

Fillimi i procesit mësimor i ka gjetur shkollat e qytetit të Lezhës të ftohta. Nga një vëzhgim i bërë rezulton se në pjesën më të madhe të tyre mungon ngrohja.

Një situatë e tillë është dhe në godinat arsimore të ndërtuara vitet e fundit. Në disa prej tyre kaldajat janë jashtë funksioni e atje ku punojnë mungon karburanti.

Në këto kushte nxënësit janë detyruar që të kontribuojnë vetë që të sigurojnë rezistenca për tu ngrohur me korrent, por që sipas tyre kjo nuk është zgjidhje.

Në shkollën profesionale Kolin Gjoka karburanti është siguruar nga vetë shkolla, por Drejtori i këtij institucioni Bardh Dedgjonaj thotë se kjo është e pamundur për ditët në vijim, ndaj i kërkon bashkisë që të gjeje zgjidhje.

Mungesa e ngrohjes në shkollat e Lezhës është një problem i vjetër që ende nuk po gjen zgjidhje e përballë kësaj situate nxënësit, duhet të shpresojnë që dimri i acartë të jetë sa më i shkurtër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 9 nëntor 2017

Dashi Surprizat në jetën tuaj në çift do jenë të njëpasnjëshme gjatë...
Read More