Filmat e animuar mund të kenë një efekt të mirë në psikologjinë e fëmijëve

Është fakt se çdo njeri e ka një film të preferuar të animuar.

Qoftë nëse jeni adhurues i filmit “The Lion King”, “Beauty and the Beast”, “The Little Mermaid”, “Frozen” apo diçka krejt tjetër, ju padyshim se nuk keni vërejtur që këta filma kanë diçka të përbashkët.
Dhe jo, nuk është fjala për atë se në fund të gjithë përfundojnë të lumtur, por kanë të përbashkët vdekjen!

Po pra, një hulumtim i fundit ka eksploruar mënyrën se si vdekja portretizohet në filmat për fëmijë, dhe ka zbuluar se personazhet e këtyre filmave janë më dyfish të prirë të vdesin sesa personazhet e filmave për të rritur.

Pra, në filmat e animuar ka vdekje – shumë vdekje! Dhe, ekspozimi në filma të tillë mund të ketë efekt të mirë anësor në psikologjinë e fëmijëve.

Siç shpjegon udhëheqësi i këtij studimi, profesori Kelly Tenzek, këta filma mund të shfrytëzohen si fillim i bisedës për temat e vështira dhe temat tabu, siç është vdekja.

Normalisht se ka biseda më të rëndësishme të cilat mund t’i keni me fëmijët, por të priturit deri në fund të jetës për të kuptuar ç’është vdekja, padyshim se është vonë.

Tenzek në fakt tregon se vdekjet në filmat e animuar mund t’i ndihmojnë fëmijët ta përballojnë vdekjen e një të afërmi në mënyrë të shëndetshme.

Prandaj, është mirë që prindërit t’i shfrytëzojnë filmat e animuar si mundësi për ta diskutuar vdekjen me fëmijët kur janë duke u rritur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përse sa herë zgjohemi natën shkojmë hapim frigoriferin?!

Nëse kjo ndodh, gjasat janë që fajin ta ketë një mungesë energjie....
Read More