Filmi ‘Hana’ i modeles dhe aktores kosovare do ta ketë premierën në Amerikë

Modelja dhe aktorja e filmave e cila tashmë po sprovohet si regjisore Hana Noka, do ta prezantojë filmin e saj të shkurtër për industrinë e modës.

Premiera e këtij filmi i titulluar “Hana” do të jepet në edicionin ë nëntë të festivalit ndërkombëtar të modës La Jolla (LJIFFF), i cili do të mbahet më 19-21 korrik në vende të ndryshme në La Jolla, Kaliforni, transmeton Express Rozë.

Filmi është nominuar në tri kategori – Kinematografia më e mirë, Montazha më e mire dhe Muzika më e mirë.

LJIFFF mbledh regjisorët e modës nga e gjithë bota. Qindra filmbërës të modës do të vijnë nga e gjithë bota për të shfaqur punën e tyre më elegante.

Festivali tre-ditor i filmit është një nga festivalet më të mëdha të filmit privat në botë. Për më shumë informacion, vizitoni LJIFFF.com.

Noka në film shfaq një letër dashurie të bukur në botën e modës si dhe rrugën e karrierës së saj si modele.

Çmimet do të ndahen më 21 korrik.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Eni Koçi në gjendje të rëndë, aksidentohet keq….

  Është një nga këngëtaret më seksi të momentit dhe një fakt...
Read More