Filmi i Kekos: Tomka…i pari film shqiptar në audiencën e perëndimit

Ky vit do të mbyllet për filmin “Tomka dhe shokët e tij” me prezantimin e tij në Festivalin e Filmit Hebre në Jerusalem. Tomka… u bë pjesë e transmetimeve digjitale të platformës FilmStruck dhe është hera e parë për një film shqiptar që arrin audiencë të tillë në perëndim, falë kineastit Mark Cousins, ACP dhe bashkëpunimit të institucioneve shqiptare.

Për herë të parë prej disa ditësh një film shqiptar mund të shihet në platformën digjitale të krijuar nga bashkëpunimi mes kompanisë amerikane TCM (Turner Clasical Movies), që është kanali televiziv më popullor në rang botëror për transmetimin e filmave klasikë dhe Criterion që konsiderohet si distributori më serioz në përzgjedhjen e titujve dhe kualitetin për kinemanë klasike. Dhe, jo rastësisht filmi “Tomka dhe shokët e tij” është përzgjedhur nga kuratorët e kësaj platforme si një nga produksionet që i ofrohet ekskluzivisht publikut në SHBA, Kanada dhe Porto Riko për një periudhë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi të kontratës.

Pas restaurimit në Librarinë e Kongresit Amerikan, falë projektit të Kinemasë Shqiptare të drejtuar nga Regina Longo, ky film fillon rrugëtimin e tij të gjatë si asnjë film tjetër shqiptar, që nga Marsi 2014 me shfaqjen premierë në British Film Institute, që u pasua me 19 shfaqjet e tjera në 17 qytete të Britanisë së Madhe, e më pas në New York, Washington DC, Connecticut dhe Paris, që siç duket nuk do të jetë ndalesa e fundit. Sipas Genc Përmetit, distributori ndërkombëtar i krijimtarisë së regjisores Xhanfise Keko, në vjeshtë të këtij viti filmi “Tomka dhe shokët e tij” është programuar nga kuratorët e Cinematekës së Copenhagenit të projektohet përgjatë një muaji të plotë. Më pas, i njëjti film do të bëhet pjesë e programeve të Cinematekave të Oslos dhe Stokholmit, që bashkë me atë të Copenhagenit janë qendra kulturore tejet të rëndësishme në këto kryeqytete nordike.

Ky vit do të mbyllet për filmin “Tomka dhe shokët e tij” me prezantimin e tij në Festivalin e Filmit Hebre në Jerusalem. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që krijimtaria e regjisores Xhanfise Keko projektohet në sallat prestigjioze të Cinematekave europiane. Vitin e kaluar Cinematekat e Tel Avivit, Haifas dhe Jerusalemit kishin pjesë të programit të tyre një tjetër film të saj, filmin “Kur xhirohej një film”, shkruan gazeta “Shqip”.

Përfshirja e filmit “Tomka dhe shokët e tij” si pjesë e programacionit të kësaj platforme duhet konsideruar një sukses jo vetëm për regjisoren Xhanfise Keko, por për tërë kinemanë shqiptare, e cila duhet thënë se prej disa kohësh ka zgjuar interesin e kritikës së specializuar në revistat më prestigjioze të kinemasë botërore si “Sight and Sound”, “The Framework”, “The Journal of Cinema”, “The Arts Desk”, “Oxford Mail”, “Film Quarterly”, botimeve si “A Companion To Eastern European Cinemas”, “Studies in Eastern European Cinema” apo dhe gazetave të mirënjohura si “The Guardian”.

Çfarë po ndodh me krijimtarinë e regjisores tonë të njohur Xhanfise Keko, që pas më shumë se 40 vitesh vazhdon të zgjojë interes jo vetëm në Shqipëri, por edhe larg saj, nëpër botë ku shfaqen me sukses filmat e realizuar në Shqipërinë komuniste?… Përgjigja, duhet kërkuar te vërtetësia, sinqeriteti dhe realizmi i tyre, te problematika gjithnjë aktuale dhe për çdo brez fëmijësh, pse jo dhe të rriturish në marrëdhënie me ta.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Aksioni i antidrogës, arrestohet në Stokholm djali i Mehmet Shehut

Skënder Shehu u arrestua prej policisë suedeze në apartamentin e një siriani,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *