Filmi libanez merr çmimin e madh të Festivalit të Filmit në Berlin

37455702_303

Çmimi prestigjioz i Filmit më të Mirë në edicionin e sivjetshëm të festivalit të Berlinit u shpall të shtunën prodhimit libanezo-franko-belg“Insyriated”

Filmi dramatik është ndërtuar rreth një grupi njerëzish që përpiqen të jetojnë një jetë normale në një zonë lufte të Sirisë. Ky është filmi i dytë i suksesshëm ku në rolin kryesor luan izraelito-palestinezja Hiam Abbass e cila njihet nga roli kryesor në filmin e Eran Riklis, Pema e Limonit në 2008. Regjisori fitues, Philipp Van Leeuw triumfoi me film,in e tij të dytë dhe ka trajtuar më parë temat e konfliktit, siç ishte gjenocidi në Ruanda me filmin e vitit 2008, “Dita kur Zoti hoqi dorë”.

29,000 votat e këtij viti të fituara nga Insyriated i dhanë atij çmimin e madh që do të dorëzohet të dielën nga gazetarja gjermane Patricia Schlesinger. Në festival kishte disa filma mbi Lindjen e Mesme.

Shkruar Nga
More from Revista User

George dhe Charlotte nuk do t’i marrin të gjitha dhuratat për fundvit!

Të vegjëlit e familjes mbretërore me siguri po i presin me padurim...
Read More