Filmi – “Rekrutim për xhihad”, ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë

“Rekrutim për xhihad” është një ekspoze norvegjeze e praktikave që përdorin xhihadistët ekstremistë për të rekrutuar të rinj që të luftojnë në radhët e ISIS-it.

Gjatë xhirimeve, Adel Khan Farookut, njërit prej kineastëve të filmit, iu dha një qasje pa kufizim në rrjetet e radikalizuara islamiste në Evropë.

Ai i takoi ata me ndihmën e Ubaydullah Hussainit, një rekrutues i njohur, që aktualisht po vuan një dënim prej nëntë vjtetësh në një burg norvegjez.

Farrook dhe partneri i tij Ulrick Rolfsen folën me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou për rritjen e organizatave islamike në Evropë, teknikat e tyre të rekrutimit dhe mënyrat e tyre të sofistikuara për të zgjeruar rrjetin e tyre në gjithë kontinentin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfundon sot Java e Bibliotekës

Sot përfundon edicioni i 15 i Javës së bibliotekës, që këtë vit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.