Finalistët e Festivalit të 55-të në RTSH

festivali-i-kenges-strukture-e-re-fest-55-konceptim-i-ri-rezart-aga

Është mbajtur edhe gjysmëfinalja e dytë e festivalit të këngës të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Festivali i cili ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, sidomos pas performancave “live” të artistëve në këtë ngjarje, ka tashmë finalistët e këtij viti.

Ashtu si natën e parë, edhe edhe në natën e dytë u prezantuan 12 krijime të reja. Në fund të mbrëmjes u zgjodhën edhe 14 këngëtarët finalistë, që do të paraqiten mbrëmjen e sotme, ku do të shpallet edhe fituesi. Finalistët u zgjodhën nga juria në sallë bashkë me votat e publikut nga shtëpite.

Këngët e paraqitura në festivalin, e konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, janë të rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare. Orkestra e RTSH gjatë netëve të festivalit drejtohet nga Jetmir Barbullushi. Ndërsa pritet që e ftuar e nderit e festivalit do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Finalja e madhe e festivalit të RTSH-së do të mbahet sonte në darkë. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë ne Eurovision Song Contest 2017.

Më poshtë finalistët e festivalit të RTSH-së:
1- Linda Halimi
2- Ylli Limani
3- Flaka Krelani
4- Genc Salihu
5- LYNX
6- Edea Demalijaj
7- Fabiola Agalliu dhe Agnesa Çavolli
8- Naim Bunjaku
9- Dilan Reka
10- Rezarta Smaja
11- Lorela
12- Franc Koruni
13- Oreg Toçe
14- Xhesika Polo

Shkruar Nga
More from Revista User

4 shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikë kur janë në kulmin e nervave

Mund t'ju ketë ndodhur dje, sot, para pesë minutash ose dhe tani...
Read More