“Financial Times”: Integrimi Europian, Shqipëria mund të parakalojë Serbinë!

“Shqipëria mund të parakalojë Serbinë, duke u anëtarësuar më shpejt se të gjithë vendet e tjera ballkanike në Bashkimin Europian”. Ky është njëri prej përfundimeve në të cilën arrin “Financial Times”, në një analizë të publikuar me titullin “BE përpiqet të rifitojë infuencën e tij në Ballkan”.

Në qendër të kësaj analize mbetet dokumenti strategjik i prezantuar nga Komisioni Europian javën e shkuar.

“Është në interesin e të gjithëve, që BE t’a shndërrojë integrimin një perspektivë të realizueshme për vendet e Ballkanit, shumë prej të cilave janë të prirura për të dyshuar në sinqeritetin e BE-së, sidomos pas shumë vitesh të mbetura në vendnumëro duke pritur pas derës”, komenton “FT”.

Sipas “Financial Times”, përcaktimi i një date për zgjerimin e ardhshëm në Ballkan, viti 2025 në skenarin më pozitiv, do të shërbejë për t’i dhënë një shtysë të rëndësishme reformave të domosdoshme që duhen ndërmarrë.

“Komisioni ka bërë mirë që ka theksuar se çdo progres do të vlerësohet në mënyrë objektive dhe në teori, çdo shtet mund të parakalojë favoritët e tanishëm. Një deklaratë e tillë shpërblen në veçanti përpjekjet e një vendi si Shqipëria dhe gjithashtu, i përgjigjet dyshimeve për favorizimin e Serbisë”, shkruan më tej “Financial Times”.

Gjigantja e specializuar në analiza ekonomike, gjithashtu mirëpret negociatat “e vështira” që po ndodhin midis shumë vendeve, si negociatat Serbi-Kosovë apo ato të Maqedonisë me Greqinë.

“Për BE-në do të ishte e pakonceptueshme importimi i këtyre konflikteve, e bashkë me konfliktet edhe etno-nacionalizmi i flaktë që i motivon ato. Në të shkuarën, Brukseli e ka vendosur gjithmonë theksin tek integrimi ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi politik do t’a pasojë. Tanimë, me të drejtë i ka vendosur një “ultimatum” këtyre vendeve, ose të zgjidhin me negociata mosmarrëveshjet që kanë ose të pranojnë arbitrimin e jashtëm”, komenton “Financial Times”

Shkruar Nga
More from Revista User

Bllokon qeveria gjermane bashkimin familjar të refugjatëve?

Në Greqi mijëra refugjatë presin të bashkohen me familjet në Gjermani, megjithëse...
Read More